Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0 ndaj Milanit. Gardiani shqiptar ishte titullar në këtë sfidë, teksa “kyçi” portën ndaj kuqezinjve.
Prej kohës Sina ndiqet nga FSHF-ja dhe nga sa mësohet ka pasur kontaktet të vazhdueshme me agjentët e tij për të zgjedhur ngjyrat që do të përfaqësojë.
None found
Siç duket 20-vjeçari nuk ka pasur asnjëherë pikë dyshimi sa i takon fanellës që do të mbajë veshur. Porteri ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë e ardhmja e portës së kombëtares shqiptare do të jetë e sigurtë. Lojtari kryeqytetas pritet që së shpejti do të pjesë e kombëtares U-21 që në sfidat e ardhshme.
Kështu Shqipëria fiton garën ndaj Greqisë, me këto të fundit që kanë tentuar disa herë për të bindur 20-vjeçarin të zgjedhë grekët, por fatmirësisht “zemra” e tij rreh për ngyrat KUQ e Zi.
Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar. Mësohet se në…
Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa për furnizimin e autobusëve…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua…
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18…
Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një reagim të gjatë në Facebook, në të cilin ka ngritur…
Nesër, me 27 nëntor përfundon afati që mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep…