Ndeshja e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Polonisë e cila do të luhet në “Air Albania” më 12 tetor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 do të monitorohet rreptësisht nga UEFA sa i përket masave anti-Covid.
Sa i përket pjesëtarëve të medias që kanë marrë një akreditim për këtë ndeshje jane caktuar disa rregulla të detyrueshme, ndryshe do të nxirren nga stadiumi.
None found
“Mirëmbrëma të gjithëve, Ju këshilloj të lexoni me shumë kujdes të gjithë tekstin e mëposhtëm: Personat që marrin këtë email janë akredituar për ndeshjen Shqipëri-Poloni. Akreditimi juaj merret ditën e nesërme, e shtunë, datë 9 tetor 2021, nga ora 11:00-15:00 në recepsionin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Hyrja në stadium fillon nga ora 17:45 dhe përfundon në orën 20:15, kur hyrja e medias mbyllet. Ju duhet të uleni në vendin ku është shënuar emri juaj. Asnjë pozicionin tjetër nuk është i lejuar. Gjatë të gjithë ndeshjes, për shkak të protokollit të UEFA-s, media duhet të mbajë maskë dhe nuk mund ta uli poshtë hundës.
Nuk lejohet në mënyrë kategorike pirja e duhanit në stadium. Kjo ndeshje është nën një monitorim të fortë ndërkombëtar dhe kërkoj nga ju që t’i respektoni këto rregulla. Thyerja e rregullave të mësipërme ju penalizon me nxjerrjen nga stadium”. /albeu.com
Jorge Valdano beson se Barcelona është favorite për ta fituar El Clasicon ndaj Real Madridit, por paralajmëron se madrilenët kanë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së njohur amerikane…
Nëntë persona janë arrestuar dhe 371 të tjerë janë shoqëruar në komisariat gjatë protestave të zhvilluara të shtunën në tetë…