sport

Shqipëri-Gjeorgji, caktohet ora dhe stadiumi i miqësores

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të mirëpresë ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji. Miqësorja e planifikuar të zhvillohet më 29 mars mes dy përfaqësueseve e cila do të luhet në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00.

Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total kanë zhvilluar 13 ndeshje mes njëra-tjetrës, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë miqësore.

Përpara përballjes me Gjeorgjinë, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore më 26 mars ndaj Spanjës. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke nisur nga ora 19:00./ h.ll/albeu.com

të fundit

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe

Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për…

1 minute ago

Zbardhet dëshmia e para pas masakrës së 8 shtatorit në Shkodër: Më vuri armën në kokë dhe më rrëmbeu makinën

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga masakra e…

32 minutes ago

VIDEO/ E rëndë në studion e “Përputhen”, Krisi dhe Arlindi ofendojnë Katerinën: P*tana amnezia

Një moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të Katerinës me tre djemtë konkurrentë të “Përputhen”. Kristi dhe Arlindi kanë…

45 minutes ago

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës…

53 minutes ago

Osmani në SHBA: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se administrata amerikane ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës…

57 minutes ago

Lajm i keq për Kombëtaren, Marash Kumbulla humbet ndeshjen me Serbinë

Marash Kumbulla do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave të blerta. Këto janë raportimet e fundit nga Spanja, që…

1 hour ago