Fabrizio Ravanelli ka thënë se ai ka vetëm një frikë për Italinë në ndeshjen finale kundër Anglisë në Euro 2020. “Shqetësohem sepse tavolina duket se është rregulluar për Anglinë, pas asaj penalltia skandaloze që u dha kundër Danimarkës”
Ndeshja e fundit pritet të luhet të dielën në ora 21:00 dhe të dyja skuadrat nuk janë të mposhtura deri me tani në këtë garë.
“Pres një ndeshje tepë të vështirë, për shkak se të dyja skuadrat kanë respekt të madhe për njëra-tjetrën”, ka thënë ai për Il Mattino. “Për këtë arsye do të jetë një ndeshje me pak gol, por do të jetë një betejë taktike”.
Është thënë se Anglia ka pasur përparësinë e terrenit vendas, pasi që të gjitha ndeshjet, përjashto një, janë luajtur në Wembley. Italia po ashtu mund të mbështetet në fansat që janë të shumtë dhe jetojnë në Britani e ku mund të blejnë bileta.
Reklamë
“Të luash në Wembley për momentin është avantazh për ne”, insistoi ish sulmuesi i Middlesbrough, Ravanelli. “Ne kemi lojtar më përvojë si Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini9 kurse anglezët do ta kenë atmosferën por do të kenë edhe më shumë presion”.
“Në realitet, i vetmi shqetësim që kam është se tavolinë është rregulluar për Anglinë që të festojë. Ajo penallti kundër Danimarkës ishte jo-ekzistente, një performancë skandaloze e gjyqtarëve”.
Drejtuesi i emisionit spanjoll, El Chiringuito po ashtu kanë thënë që EURO 2020 po e favorizon Anglinë, me gjysmëfinalen dhe finalen që u luajtën në Londër por edhe ndeshjet e tyre ata i zhvilluan në Wembley.
Ata po ashtu kishin një short më të lehtë, me Gjermaninë që ishte kundërshtari i tyre më i vështirë gjatë fazës së eliminimit direkt.
Dashi Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin "Log" në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave…
Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,…
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në…
Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin "A Show" se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me…
Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…