sport

Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, nisin hetimet për kryetarin dhe anëtarin e skuadrës së Erzenit

Kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në mbledhje në emër të shoqatës së klubit pa lejen e drejtuesve të Bashkisë së Shijakut.

Blutë bëjnë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit M. Sh., me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe F. D., anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit M. Sh. dhe F. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

të fundit

Horoskopi 17 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në lidhje, mund të shfaqen disa keqkuptime të vogla, ndaj komunikimi…

52 minutes ago

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe…

1 hour ago

Barazim i çmendur mes Juves dhe Dortmundit, Reali fiton me përmbysje

Sfida e Juventusit në Ligën e Kampionëve filloi me një barazim dramatik që pati shijen e një fitoreje. Në Allianz…

1 hour ago

‘Ferr’ në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin/ Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qytetin qendror të Gazës. Trupat…

1 hour ago

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës diskutuan…

1 hour ago

Ora e artit dhe e luksit! Dhurata e Mozzik për veten në 30-vjetorin e lindjes

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, mbush 30 vjeç më 29 shtator dhe ka zgjedhur ta festojë në mënyrën më luksoze…

2 hours ago