sport

Shpenzuesit më të këqij, asnjë si Mançester Junajtid

Mançester Junajtid është shpenzuesi më i keq i Premier Ligës. Në fakt, vendimet e tmerrshme të rekrutimit të “Djajve” janë një nga arsyet kryesore që klubi, i cili ndodhet në vendin e 16-të në Premier Ligë, po kalon periudhën e tij më të keqe që nga sezoni 1973-‘74, kur edhe ranë nga kategoria.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Junajtid ka shpenzuar katër herë më shumë se kampionët e Premier Ligës, Liverpuli. Hierarkia e Mançester Junajtid, si para edhe pas hyrjes së “Ineos” në bord një vit më parë, ka shpenzuar në mënyrë ekzemplare dhe pa busull.

E thënë në shifra, Junajtid ka shpenzuar që nga viti 2019, një shumë neto prej 810 milionë paundësh, krahasuar me 212 milionë paund të Liverpulit. Por në “Old Trafford” kanë festuar ndërkohë vetëm një Kupë Karabao dhe “FA”.

Skuadra dikur e frikshme e Mançesterit ka shpenzuar më shumë se 1 miliard paund që nga viti 2019, me vetëm 285 milionë paund të arkëtuara nga shitjet. Kjo periudhë ka parë që disa menaxherë të ndryshëm të marrin drejtimin e stolit dhe kjo përfshin disa nga bizneset më të këqija të transferimeve ndonjëherë.

Antoni u ble për 82 milionë paund në vitin 2022 dhe është dërguar në formë huazimi te Real Betis këtë janar, ku ai po shkëlqen. Xhejdën Sancco ishte një goditje që kushtoi 72 milionë paund nga Borusia e Dortmundit në vitin 2021, por mund t’i bashkohet përgjithmonë Çelsit këtë verë për rreth 25 milionë paund, pasi ka dështuar në “Old Trafford”.

Junajtid e bëri Herri Meguajërin qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në botë, ndërsa Erik ten Hag shpenzoi në total 140 milionë paund për të nënshkruar me Kasemiron dhe Rasmus Hojlundin dy merkato vere të njëpasnjëshme.

Holandezi vijoi të shpenzonte miliona për ishlojtarët e tij të Ajaksit dhe bleu nga Çelsi Mejzon Mauntin për 60 milionë paund, rekordi i dëmtimeve të të cilit e ka parë mesfushorin anglez që të luajë vetëm 32 ndeshje që prej transferimit të tij në Mançester në qershor 2023.

Blerja e vetme e trajnerit aktual, Ruben Amorim, është Patrik Dorgu në janar, me mbrojtësin e majtë që kushtoi 29 milionë paund për ta sjellë nga Leçe.

Ndërsa shifra e shpenzimeve të merkatos së verës për “Djajtë” këtë sezon i kaloi 200 milionë paundët, për të sjellë Joshua Zirkze, Leni Joro, Matajs de Ligt, Nuser Mazraui dhe Manuel Ugarte.

të fundit

Horoskopi 16 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…

3 hours ago

Pas debateve në Kryesinë e PD, Ervin Salianji nuk ndalet, njofton takimin me demokratët e Elbasanit

Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…

3 hours ago

Trump optimist për paqen në Ukrainë: Është më afër se kurrë! Patëm një bisedë shumë të mirë me udhëheqësit evropianë

Donald Trump u shfaq optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë gjatë një ceremonie medaljesh në Zyrën…

3 hours ago

Salianji i përgjigjet Nokës: Nuk kërkoj funksion në PD, nuk kam as rrogë, as privilegje

Ervin Salianji, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përgënjeshtroi deklaratën…

3 hours ago

I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia jep njoftimin: 27-vjeçari doli sot nga shtëpia! Familjarët pohojnë se vuante nga depresioni prej 3 vitesh dhe po trajtohej

Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person…

4 hours ago

I dha fund jetës duke u djegur në makinën e tij, ky është ish-polici Artjon Xhelo/ Si problemet me depresionin u bën shkak për largimi nga puna të 32-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një…

4 hours ago