Ditën e nesërme do të hidhet shorti i kalendarit të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Lajmin e njofton Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim në faqen zyrtare, teksa kujtojmë se dy ligat kryesore në vend nisin më 11 shtator.
NJOFTIMI – Kalendari i Kategorisë Superiore 2021/22 dhe ai Kategorisë së Parë do të zbardhen këtë javë. Ditën e premte, në ambientet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania” do të hidhet shorti për kalendarët e dy kampionateve kryesore të futbollit shqiptar.
None found
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se shorti do të nisë në ora 10:00 me përcaktimin e kalendarit të Kategorisë Superiore dhe më 10:30 do të vijohet me zbardhjen e kalendarit të Kategorisë së Parë.
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022.
Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022. Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukës, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia.
Ndërsa në Kategorinë e Parë ekipet pjesëmarrëse në edicionin 2021/22 janë Apolonia, Besa, Besëlidhja, Burreli, Bylis, Erzeni, Korabi, Lushnja, Maliqi, Pogradeci, Shkumbini, Tomori, Turbina , Vora, Tërbuni dhe Butrinti.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Izraelitët iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet e para parlamentare që nga masakra e 7 tetorit 2023, në një…