Kur janë ata? Cilat ekipe janë të përfshira? Kur janë ndeshjet? Ketu do te mesoni gjithçka që duhet të dini për shortet e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24.
Mbrëmë (e mërkurë) u mësuan edhe emrat e dy skuadrave të fundit që siguruan çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke përfunduar në tetë më të mirat e Evropës, shkruan Telegrafi.
Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi iu bashkuan klubeve tjera si Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Arsenali, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munichut.
Por, kur do të hidhet shorti dhe çfarë duhet të dini?
Shorti
Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligë së Kampionëve 2023/24 do të hidhet nesër (e premte), më 15 mars 2024, në orën 12:00, në Nyon të Zvcriës.
A mund të luajnë skuadrat nga i njëjti vend me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve?
Po, është një short i hapur, kështu që klubet nga e njëjta federatë mund të përballen me njëra-tjetrën dhe me skuadrat me të cilat ishin përballur më parë në fazën e grupeve.
Si funksionon shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve?
Tetë topa që përmbajnë emrat e çerekfinalistëve vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen. Skuadra e parë e tërhequr e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë të tërhequr. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar katër çiftet çerekfinale.
Si funksionon shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve?
Për shortin e gjysmëfinaleve, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen.
Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë të gjysmëfinale, me topin e parë të tërhequr që përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.
Pse hidhet shorti për finalen e Ligën e Kampionëve?
Shorti për finalen e Ligës së Kampionëve hidhet për të përcaktuar në finale skuadrën ‘vendase’ për arsye administrative.
Kur zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale?
Ndeshjet e para çerekfinale: 9/10 prill 2024
Ndeshjet e dyta çerekfinale: 16/17 prill 2024
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj 2024
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…