Categories: sport

Shkupi në krizë të thellë, klubi u kërkon biznesmenëve të kryeqytetit të investojnë

Shkupi ndodhet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndë. Bardheblutë nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut e mbyllën sezonin e fundit me vetëm 1 pikë, rezultat që solli largimin e tyre nga elita e futbollit.

Përballë kësaj gjendjeje alarmante, klubi shkupjan ka publikuar së fundmi një reagim në rrjetet sociale. Përmes tij, drejtuesit u kanë bërë apel biznesmenëve të qytetit që ta mbështesin Shkupin me investime në këtë moment tepër të vështirë.

Të lidhura

None found

REAGIMI:

Klubi u është drejtuar biznesmenëve të Shkupit duke i informuar se po përballet me një periudhë shumë të vështirë. Sipas drejtuesve, pas kalimit të klubit nga pronësia e mëparshme janë trashëguar borxhe të shumta dhe probleme të grumbulluara, por tashmë ka nisur një proces serioz për rimëkëmbjen dhe stabilizimin e tij.

Për të garantuar të ardhmen e FC Shkupit, nevojitet mbështetja e njerëzve dhe bizneseve që besojnë te klubi dhe duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. Së shpejti do të nisë vendosja e reklamave në të gjithë stadiumin, ndërsa fanellat e reja do të mbajnë logot e sponsorëve që do ta përkrahin klubin gjatë këtyre ditëve të vështira.

Kryesia premton 100% transparencë për çdo marrëveshje bashkëpunimi. Çdo biznesmen i interesuar për të investuar dhe për ta ndihmuar FC Shkupin është i mirëpritur. Shkupi u përket të gjithëve dhe ky është momenti për t’u bashkuar, me synimin që klubi të rikthehet në vendin që meriton.

të fundit

Etna në alarm të kuq, hiri vullkanik lëviz drejt jugut të Italisë dhe rrezikon fluturimet

Vullkani Etna ka rikthyer shqetësimin në Sicili, pasi autoritetet kanë ngritur në nivelin e kuq alarmin për aviacionin për shkak…

2 seconds ago

Para Egnatias, Agim Demrozi kërkoi të merrte Besën dhe Shkumbinin, por nuk gjeti marrëveshje

Agim Demrozi - EgnatiaI ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, gazetari Gjergji Stefa ka treguar një nga prapaskenat më interesante…

7 minutes ago

Rikthehet epërsia e Madridit? Reali e nis Ligën e Kampionëve si klubi me vlerën më të lartë në botë

Real Madridi e nis sezonin e ri të Ligës së Kampionëve si skuadra më e vlefshme në Evropë, me vlerën…

8 minutes ago

SDSM accuses the government: Eight dead from West Nile fever, while Gostivar has been waiting two weeks for the water report

LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën…

12 minutes ago

LDK parliamentary group to review session for electing assembly leadership

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00. Kjo u konfirmua nga…

13 minutes ago

Haxhiu’s commemoration of the Kaçanik Constitution sparks criticism: PDK MP calls it hypocrisy

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë…

13 minutes ago