sport

VIDEO / Shkëndija po bëhet me stadium të ri, zbulohet se si do të duket “Arena Tetovare”

Tetova përjetoi dje një pasdite të veçantë me nisjen e projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Shkëndijës.

Një event ku u ndërthurën aktivitete sportive me një takim mes veteranëve, por i konceptuar në formën e një feste. Me Shkëndijën dhe Elita 5 që janë dy prej emrave më të famshëm të qytetit ku natyrisht një moment emocionues ishte dhe këndimi i himnit kombëtar, në nisje të aktivitetit.

Lajmi i madh është padyshim ndërtimi i stadiumit të ri, që në bazë të projektit të paraqitur do të mbajë emrin Arena Tetovare.

Një projekt gjigant që do të konkretizohet nga firma “Ekolog” me mbështetjen e Komunës së qytetit.

Punimet do të nisin me kapacitet të plotë në muajin qershor, për të konkretizuar një stadium bashkëkohor, me kapacitet prej 12 mijë vendesh, që do të mund të mikpresë dhe ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për një rikonstruksion të plotë ku projekti i stadiumit paraqet një strukturë gjigande dhe moderne, në stilin e impianteve më të mira Europiane, qoftë për sa i përket përshtypjes pozitive që krijon fazada e jashme, që e bën stadiumin një atraksion të vërtetë për qytetin, ashtu dhe për ambientet e brendshme duke nisur nga dhomat e zhveshjesve, ambinetet për sallat e konferencave dhe mediat e të tjera, pa lënë mënjanë dhe komoditetet për sa i përket përreth stadiumit për gjithë të pranishmit.

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

3 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

3 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

3 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

3 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

4 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

4 hours ago