Pritej një fitore dhe ajo erdhi. Skënderbeu i drejtuar nga tekniku, Ivan Gvozdenovic ka bërë detyrën, mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Stadiumin e Korçës” kanë arritur të mundin, me rezultatin minimal, 1 me 0, “Verilindorët” e Kukësit, në përballjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, mirëpo për njërin nga futbollistët e Skënderbeut nuk ka shkuar çdo gjë në mënyrë perfekte.
Sipas raportimeve më të fundit, futbollisti i Skënderbeut Randy Dwumfour, po transportohet drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti. Rreshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lerë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë, teksa mësohet se hipertermia është bërë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Dwumfour.
Nga ana tjetër, të njëjtin problem ka patur edhe një futbollist i Kukësit, Lleshi, i cili është marrë nga familjarët për tu dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Edhe Lleshi ka lënë lojën 2 minuta para përfundimit për shkak të gjendjes së rënduar nga hipertermia. /abcnews.al
Ditën e sotme, një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Keijsit.…
Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të…
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar dhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e…
Banori i "Big Brother Vip Albania 5", Miri, i ka shprehur Selin se ajo është bërë pjesë e një komploti…
Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore…