sport

Shitja e Tiranës, reagon klubi bardheblu: Nuk kemi falimentuar, është skenar që do e ndjekim në rrugë ligjore

Klubi i Tiranës ka reaguar për kryefjalën e ditës së sotme, që tregonte se një pjesë e aksioneve janë në ankand.

Bardheblutë mohojnë falimentin e klubit, duke e quajtur dezinformim të qëllimshëm lajmin e qarkulluar.

Të lidhura

None found

Më tej ato shtojnë se do ndjekin hapa ligjorë për këtë skenar, ndaj të cilit janë në dijeni.

Klubi më i trofeshëm në Shqipëri tregon se nuk kanë asnjë problem likuiditeti.

Postimi i Tiranës:

“REAGIM ZYRTAR
Klubi i Futbollit Tirana, nëpërmjet këtij reagimi, kërkon të sqarojë opinionin publik për një dezinformim të qëllimshëm, që është përhapur në media, për sa i përket falimentit të klubit! Ky lajm, është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të KFT.
Ju bëjmë me dije se ekipi ligjor dhe stafi i klubit, është në dijeni të plotë të këtij skenari dhe ka marrë të gjitha masat, për ta bllokuar dhe denoncuar në të gjitha instancat ligjzbatuese përfshirë dhe hapat ligjorë te ndjekjes penale.
Njëkohësisht, klubi thekson se këto janë çështje të cilat synojnë të dëmtojnë imazhin e Klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar se nuk ka asnjë problem likuiditeti.
Asnjë veprim abuziv dhe asnjë person, kushdo qoftë ai, nuk do mund të arrijë të realizojë skenarë që dëmtojnë interesat e Klubit të Futbollit të Tiranës si në aspektin administrativ, ashtu dhe në atë sportiv.
Sigurojmë të gjithë dashamirësit, tifozët, bashkëpunëtorët dhe partnerët, se Klubi i Futbollit Tirana, do të vazhdojë rrugëtimin e tij, për të arritur objektivat sportivë dhe se asgjë dhe askush, nuk mund dhe nuk do të cënojë ekzistencën, mbarëvajtjen apo edhe funksionimin e klubit.
Zyra për shtyp
KF Tirana”.

të fundit

Ceuta Migrant Crisis: Italy Suspends Schengen Agreement with Spain

Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…

5 hours ago

Suspected perpetrators of Tepelenë altercation identified, five people wanted; gunfire also suspected

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të konfliktit të ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026 në Tepelenë,…

5 hours ago

Arsenali gjen akordin me Vinicius Jr për kushtet personale

Arsenali ka bërë një hap të rëndësishëm në përpjekjen e tij ambicioze për transferimin e Vinicius Junior, pasi raportohet se…

5 hours ago

Horoskopi 1 Gusht 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni pa fund me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

Nissan kërkon transformim të thellë: Pa ndryshime rrezikojmë të mos mbijetojmë

Nissan po përballet me një periudhë të vështirë dhe drejtuesit e kompanisë paralajmërojnë se nevojiten ndryshime të mëdha për të…

6 hours ago

Kriza e emigratëve në Ceuta, Italia pezullon Marrëveshjen e Shengenit me Spanjën

Qeveria italiane njoftoi të premten se po pezullonte regjimin e lëvizjes së lirë me Spanjën, siç parashikohet në Traktatin e…

6 hours ago