Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për shitje në treg të zi të biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Duel ky që do të luhet të shtunën në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”.
Ledion Metallari, Arbi Topi dhe Ilir Lokaj, u identifikuan nëpërmjet rrjeteve sociale, platformë e përdorur për të reklamuar biletat, çmimet e të cilave variojnë nga 250 euro deri në 500 euro, shifër disa herë më e lartë se ajo e përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
None found
Sakaq, në gjendje të lirë janë proceduar dhe dy shtetas të tjerë, E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar si bashkëpunëtorë.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attention”.
Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.
Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.
Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Siç dihet prej ditësh në rrjetet sociale po bëhet “kërdia” nga shitja e biletave në treg të zi, teksa shkojnë në “stratosferë” për një biletë. Kujtojmë se për duelin me Serbinë, interesi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm në aplikimin për t’u paisur me bileta, por siç dihet vetë disa kanë patur fatin të sigurojnë biletat pas një shorti elektronik të aplikuar nga FSHF.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…