Ndeshja mes Uruguait dhe Kolumbisë në gjysmëfinalen e Copa America do të mbahet mend për kaosin e rrallë në të cilin u përleshën lojtarë dhe tifozë dhe arsyeja është se familjet e uruguaianëve u kërcënuan.
Fitorja e Kolumbisë ndaj Uruguait u dëmtua nga skena të shëmtuara pas vërshëllimës së fundit. Pasi Kolumbia fitoi me rezultatin 1-0, në fushë dhe në tribuna u krijua një kaos i vërtetë dhe konflikti përfshiu lojtarë dhe tifozë.
None found
Në një moment lojtarët uruguaianë janë ngjitur në tribunë dhe kanë nisur një përplasje fizike me tifozët kolumbianë.
Ai që “dominoi” ishte futbollisti i Liverpoolit, Darwin Nunez, i cili është filmuar duke ecur drejt tifozëve të Kolumbisë me një karrige në duar dhe më pas duke shkëmbyer grushte me ta.
Nuk u desh shumë kohë për të zbuluar arsyen e vërtetë. Gjegjësisht, kolumbianët në tribuna kanë shënjestruar një pjesë të sektorit ku ndodheshin familjet e futbollistëve uruguaianë. Ata nuk e falen dot këtë, ndaj nisën një përplasje fizike.
“Nuk dua të them asgjë për atë që ka ndodhur, por do ta them, kjo është fatkeqësi. Kujdes, familjet tona janë në tribuna, ka edhe të porsalindur”.
“Ishte një fatkeqësi e vërtetë, nuk kishte polici dhe ne duhej të mbronim familjet tona, për këtë fajin e kanë dy-tre burra që kanë pirë disa gota, por nuk dinë të pinë”, tha kapiteni uruguaian, Jose Maria Gimenez.
Kujtojmë se Kolumbia fitoi me rezultat 1-0 dhe kështu fitoi arriti finalen në Copa America, ku do të luajë kundër Argjentinës të dielën pas mesnate.
Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën…
Shtetet e Bashkuara kanë ndalur sulmet ajrore kundër Iranit pas trembëdhjetë ditësh rresht operacionesh ushtarake. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar…
Një influencuese amerikane është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, vetëm pak ditë pasi e kishte akuzuar publikisht…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i ka uruar mirëseardhje ministrit francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në…
Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata do ju udhëheqin drejt rrugës…
Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën…