sport

Shifra që do të paguajë Partizani për Bytyçin, zbulohet kontrata e mbrojtësit

Mbrojtësi 22-vjeçar, Altin Bytyçi, ësh të afrimi numër shtatë i Partizanit në merkaton e verës pas Albers Kekos, Eros Grezdës, Adnard Mehmetit, Pano Qirkos, Gjelbrim Taipit dhe kroatit Mateo Kocijan.

“Panorama Sport” zbuloi dje se shtatlarti nga Suhareka, që prej tri sezonesh radhazi ka qenë pjesë e Kukësit, ka arritur marrëveshjen me klubin e kuq dhe do të vijojë karrierën te Partizani, teksa pritet të zyrtarizohet në orët në vijim nga klubi.

Ai do të firmosë një kontratë 3- vjeçare me “demat”, ndërsa vjen nga Kukësi si futbollist i lirë, pasi nuk kishte arritur një marrëveshje zyrtare me verilindorët për sezonin e ri, paçka se gjithë fazën përgatitore e ka kryer në skuadrën e drejtuar nga Rraman Hallaçi. Mosha e re, por edhe prezantimi dinjitoz që ka bërë kosovari në radhët e Kukësit në Superiore, kanë bindur drejtuesit e kuq për t’i ofruar një kontratë. Bytyçi është titullari i dytë që transferohet nga Kukësi te Partizani në këtë merkato vere, teksa fillimisht firmosi ish-kapiteni Gjelbrim Taipi.

TAKSA E FORMIMIT – Bytyçi vjen si lojtar i lirë te Kukësi, por Partizani nuk mund t’i shmanget dot dëmshpërblimit për këtë transferim. Duke qenë se mbrojtësi është ende 22 vjeç, çdo klub që firmos kontratë me të duhet të paguaj taksën e formimit. Mësohet se bëhet fjalë për një shumë rreth 100 milionë lekë të vjetër që Partizani duhet të kalojë në llogarinë e Kukësit.. Mbrojtësi ka qenë tri vitet e fundit pjesë e Kukësit, ndërsa e ka nisur karrierën nga U-19 e këtij klubi.

Ai ka debutuar në Kategorinë Superiore gjatë një ndeshjeje ndaj Flamurtarit për kampionat më 23 maj 2018, që ka përfunduar në barazim 2-2 në stadiumin e Kukësit. Në karrierën e tij Bytyçi ka luajtur edhe për një kohë të shkurtër me Laçin, por duke mos marrë minutat e duhura. Ndërsa në sezonin 2019-2020 ka qenë pjesë e klubit kroat Medimurje Cakovec. Qendërmbrojtësi i ri i Partizanit ka qenë në vitin 2019 edhe pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës, duke u aktivizuar në tri ndeshje. /Panorama

të fundit

12 vite nga aksidenti i rëndë/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Michael Schumacher sot

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një aksident tragjik gjatë skijimit në dhjetor të vitit 2013, i cili e…

39 seconds ago

Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë (EMRI)

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani, është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë…

16 minutes ago

Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por me temperatura të ulëta. Meteorologia Tanja Porja, tha në…

22 minutes ago

Lefter Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar atë…

50 minutes ago

BBC: Partia qeverisëse e Kosovës fiton zgjedhjet pas muajsh bllokimi politik, Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake. Me rreth 90% të…

1 hour ago

BIRN: Balluku dhe Veliaj para drejtësisë, rekord i ri në luftën kundër korrupsionit në 2025

Shqipëria përjetoi ngjarje të jashtëzakonshme gjatë vitit që po lëmë pas, përfshirë vendosjen para drejtësisë të dy prej politikanëve më…

1 hour ago