Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, as kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinale të Europianit, ku do të përplaset me Anglinë, paralajmëroi “Tre Luanët” se nuk do ta kenë si shëtitje kalimin në gjysmëfinale.
“Anglia është një ekip i shkëlqyer, ka një stol të pasur dhe një staf të aftë. Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje shumë e vështirë. I kam ndjekur tri ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, jo fitoren ndaj Gjermanisë, sepse na u desh të përgatiteshim për ndeshjen tonë me Suedinë. Atyre është shumë e vështirë t’u shënosh, por forca e tyre nuk duhet të na trembë. Duhet të na motivojë, sepse gjithçka është e mundur në futboll. Duhet të japim zemrën në fushë.”
None found
Njeriu i ndeshjes në suksesin ndaj Suedisë, Oleksandr Zinchenko, foli me superlativa për shokun e tij të skuadrës te Manchester City, Raheem Sterling.
“Është një nga sulmuesit anësorë më të mirë në botë, po bën diferencën tek Anglia. Ne do të duhet të jemi në maksimumin tonë në mbrojtje për ta ndaluar atë, por do të jetë e vështirë.”
Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve…
Real Madridi shmangu një surprizë të madhe në ndeshjen ndaj Elches, duke triumfuar me rezultat 3-2, ndërsa heroi i mbrëmjes…
Dr. Gurakuç Kuçi, profesor dhe hulumtues, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së…
Vllaznia në ZIKlubi i Vllaznisë ka njoftuar në rrjetet sociale ndarjen nga jeta të legjendës Esat Bushati [...]Read More...
Policia e Dubait ka prezantuar një tjetër supermakinë spektakolare për patrullimin në zonat turistike të qytetit – një Ferrari 812…
SPAK ka nisur hetimet për çështjet e pagave të gjyqtarëve. Gazetarja Klodiana Lala tha për News24 se ka sekuestruar praktikat…