Raphael Dwamena u nda nga jeta më datë 11 nëntor të vitit të shkuar gjatë ndeshjes që Egnatia po luante përballë Partizanit në Rrogozhinë. Pavarësisht se sulmuesi ganez u transportua menjëherë në spital, për fat të keq ai nuk ia doli që të mbijetonte. Pas vdekjes së tij, trupi i futbollistit u nis drejt Ganës.
Por një ngjarje e turpshme ka ndodhur gjatë ceremonisë së tij mortore. Fillimisht ishte planifikuar për të premten në Adjiringanor Astro Turf, por kjo nuk ndodhi duke bërë që të shtyhet për të shtunën e 17 shkurtit.
Kjo ndodhi për shkak të zënkës që gruaja e të ndjerit kishte me pjesën tjetër të familjes së Dwamenas. Mediat ganeze bëjnë me dije se ka patur mosmarrëveshje për ritet mortore që do bëheshin për të ndjerin.
Në një intervistë të dhënë, motra e futbollstit tregoi se ceremonia nuk u zhvillua as ditën e djeshme, duke theksuar se si fillim duhet të rregullojnë konfliktet brenda familjes. Kjo nënkupton se një tjetër ceremoni do të mbahet nga familja e Dwamenas. Por gruaja e futbollistit ka ngulur këmbë që ceremonia të zhvillohej dje sipas traditave që familja e të vejës ka.
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e njohur…
Një ngjarje tragjike është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në një prej lokaleve të një resorti luksoz skijimi në…
Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin. Këngëtari filloi të…
Izraeli konfirmoi sot se do të ndalojë aksesin në Rripi i Gazës në 37 organizata të mëdha humanitare ndërkombëtare që…
Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë. Prej disa orësh, në këtë segment…
Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar…