Categories: sport

Shefi OBSH-së jep lajmin e mirë: Lojërat Olimpike duhet të mbahen, pavarësisht rreziqeve

Duke folur në Tokio para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik më 21 korrik, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se bota ka nevojë për Olimpiadë “si festë për shpresë”.

“Lojërat Olimpike kanë fuqi për të bashkuar botën, për ta inspiruar dhe për të treguar se çfarë është e mundshme”, ka thënë ai.

Të lidhura

None found

Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik, teksa rriten shqetësimet për siguri, meqë mijëra atletë dhe staf mbështetës janë duke shkuar në Japoni, ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit përhapet shpejt në botë.

Tedros ka folur teksa organizatorët kanë raportuar për tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra, duke e çuar numrin total të infektimeve në 79.

Shefi i OBSH-së ka thënë se Lojërat Olimpike nuk duhet të gjykohen nga numri i rasteve me koronavirus, meqë eliminimi i rrezikut është i pamundshëm.

“Shenjë sukesi është të siguruarit që çdo rast do të identifikohet, izolohet dhe gjurmohet, në mënyrë që të ndalet zinxhiri i përhapjes”, ka thënë ai.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Lojërat Olimpike mund të kthehen në ngjarje “super-përhapëse”, marrë parasysh dhjetëra njerëzit e përfshirë, shkruan REL.

Lojërat Olimpike, që janë shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë, do të mbahen këtë vit pa spektatorë, për shkaqe sigurie.

 

të fundit

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler: Protestat ngrenë shqetësime thelbësore për integrimin evropian, kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, pushtetit dhe krimit

Eurodeputeti gjerman dhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (EPP) për punët e jashtme, Michael Gahler, ka lëshuar…

8 seconds ago

Arlind Qori: Rama nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, të rinjtë dhe qytetarët janë ngritur në protestë

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka lëshuar një deklaratë të fortë nga sheshi i protestës, duke komentuar zhvillimet e…

2 minutes ago

DMSH launches search for missing person in the Vardar River in Gostivar

Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po…

6 minutes ago

Appeals court upholds corruption indictment against Deputy Prime Minister Fikrim Damka

Gjykata e Apelit në Prishtinë e konfirmoi aktakuzën për korrupsion ndaj zëvendëskryeministrit Fikrim Damka, shtatë muaj pasi Themelorja e hodhi…

8 minutes ago

Gent Gjini files criminal complaint against Ivica Dačić and requests ban on his entry into Kosovo

Avokati nga Prizreni, Gent Gjini, dorëzoi kallëzim penal ndaj zëvendëskryeminstrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq,…

8 minutes ago

Manchester United në alarm, Benjamin Sesko mund të qëndrojë jashtë fushave për muaj të tërë

Manchester United frikësohet se Benjamin Sesko mund të mungojë deri në katër muaj, çka do ta mbante sulmuesin jashtë fushave…

8 minutes ago