sport

Shefi i ri i Man United, Omar Berrada: Pse ka rëndësi emërimi i tij dhe çfarë do të bëjë ai?

Manchester United kanë bërë një lëvizje surprizë duke emëruar Omar Berradan, dikur një figurë udhëheqëse tek rivali, Manchester City, si shefin e ri ekzekutiv të tyre.

Këto lajme u përhapen ekskluzivisht nga mediumi anglez The Athletic, në atë që prezenton lëvizjen e parë të madhe të grupit INEOS në “Old Trafford” që prej blerjes së 25 për qind të aksioneve, dhe kjo do të shkaktojë debate të shumta në Ligën Premier.

“Manchester United ka kënaqësinë të njoftoj emërimin e Omar Berradas si shefin e tyre të ri. Klubi është i vendosur që të vendosë futbollin dhe performancën në fushë, në qendër të gjithçkaje që bëjmë. Emërimi i Omar prezanton hapat tonë të parë drejt këtij rrugëtimi”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga klubi anglez.

United ka qenë pa një shef në krye që prej muajit nëntor, kur atëherë Richard Arnold njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga posti, teksa Ratcliffe dhe INEOS ishin afër mbylljes së marrëveshjes për blerjen e aksioneve.

Berrada tek City fillimisht shërbeu si drejtor i zhvillimit të biznesit ndërkombëtar dhe më pas u bë zëvendëspresident dhe drejtor i City Football Marketing.

Përvoja e madhe e Berrardës në sektorin e sponsorizimit ka një rëndësi të madhe për Man United, teksa Arnold kishte qenë një person kyç në rritjen e komercializmit të “Djajve të Kuq” gjatë dekadës së fundit.

Ai ka luajtur rol kyç në suksesin e akademisë së Cityt dhe veçanërisht tek shitjet e tyre në klubet tjera.

Berrada gjithashtu thuhet se së bashku me Txiki Begiristain kanë qenë dy personat kryesor që e bën të mundshëm transferimin e Haalandit, andaj “Djajtë e Kuq” presin që përvojën e tij ta sjell edhe në “Old Trafford”./Telegrafi/

të fundit

VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…

23 seconds ago

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Ushtria jonë është “me gishtin te këmbëza”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për…

12 minutes ago

VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…

15 minutes ago

VIDEO/ Interi mposht Dortmundin dhe ngec në… “play off”

Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian…

20 minutes ago

Kodi Penal, Bardhi: Të depenalizohen veprat penale të fyerjes dhe shpifjes

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimet në Kodin Penal të diskutuar në seancën…

39 minutes ago

Kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për ish-ministrin Ilir Beqaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të mërkurë, kërkesën e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Raportohet se Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin…

59 minutes ago