Xherdan Shaqiri kujton me emocion fitoren e Liverpoolit ndaj Barcelonës, 4-0, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2019, rezultat që i siguroi skuadrës angleze vendin në finale.
Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, të luajtur në “Camp Nou”, Liverpooli realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme në “Anfield”. Shaqiri ishte titullar dhe asistoi për Georginio Wijnaldum, autor i golit të tretë.
None found
“Ishte një ditë e jashtëzakonshme që do ta kujtoj gjithmonë. Pasi humbëm 3-0 në Barcelonë, arritëm ta përmbysnim rezultatin me shumë lojtarë që zakonisht ishin në bankën rezervë ose po zëvendësonin futbollistët e lënduar”, tha ish-reprezentuesi zviceran.
Shaqiri e përshkroi atë sukses si një prej përmbysjeve më të mëdha në historinë e kompeticionit. “Ishte një prej përmbysjeve më të mëdha ndonjëherë, jo vetëm për Liverpoolin, por në gjithë historinë e Ligës së Kampionëve”, kujtoi ai.
Në atë ndeshje, ekzekutimi i shpejtë i këndit nga Trent Alexander-Arnold i dha mundësinë Divock Orig it të shënonte golin e katërt, duke zënë në befasi mbrojtjen e Barcelonës.
Shaqiri, i cili po afrohej te flamuri i këndit, tregoi se ky aksion nuk ishte i planifikuar. Sipas tij, gjithçka ndodhi spontanisht, si pasojë e instinktit të Alexander-Arnoldit.
“Jo, ishte thjesht instinkt i Arnoldit. Unë vërtet mendova: Në rregull, tani do ta ekzekutoj këndin. Por ai e luajti shpejt, krejt instinktivisht. Papritur e pashë topin në rrjetë”, tha Shaqiri.
Ai zbuloi se lojtarët e Liverpoolit besonin se mund ta përmbysnin rezultatin. Në pushim, kur skuadra kryesonte 2-0, ata u inkurajuan mes vete se u duhej vetëm edhe një gol.
“Në pushimin mes pjesëve hymë në zhveshtore dhe thamë: Djema, mund ta bëjmë këtë. Na duhet vetëm edhe një gol dhe pastaj gjithçka është e hapur”.
Shaqiri kujtoi edhe çastet pas vërshëllimës përfundimtare, kur futbollistët dhe tifozët kënduan së bashku “You’ll Never Walk Alone”.
“Tifozët ishin shumë të emocionuar, shumë prej tyre kishin lot në sy. Ishte diçka unike. Njerëzit do të flasin për një ndeshje të tillë edhe për shumë vite”, u shpreh ai.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…