“Të mërzitur më shumë ne që jemi pak më të vjetër e ndoshta ishte rasti i fundit për ne që të marrim pjesë”. Këto janë fjalët e Berat Gjimshitit, kapitenit të Kombëtares shqiptare, pas humbjes së kuqezinjve përballë Polonisë në Varshavë.
Padyshim ai i referohej vetes, pasi në moshën 33-vjeçare, do të duhet që ai të kalojë tre-katër vitet e ardhshme në nivelet më të larta për të synuar të njëjtin objektiv, për Botërorin 2030.
None found
Por ai nuk është i vetmi, pasi ka lojtarë të tjerë për të cilët ky mund të ketë qenë shansi i fundit i karrierës, për të luftuar për një objektiv historik siç është pjesëmarrja në Botëror.
Ivan Balliu, duket e sigurt që nuk do e ketë më këtë shans, pasi është në moshën 34-vjeçare. Ndërkohë, emra të tjerë që rrezikojnë janë edhe 32-vjeçarët Hysaj, Ajeti e Aliji, për të cilët duket pak e mundshme që të kenë një rol protagonisti kryesor pas 3-4 vitesh me ekipin kombëtar.
Të rrezikuar janë edhe ata që kanë një moshë pak më të re, si 31-vjeçari Strakosha, apo 30-vjeçarët Laçi, Uzuni e Asani.
Por për të gjithë këta futbollistë, prania apo jo e tyre me grupin e Kombëtares në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, do të varet shumë edhe nga evoluimi i brezit të ri që vjen pas tyre dhe do të kërkojë t’u marr vendin në listat e kuqezinjve.
LOJTARËT QË RREZIKOJNË
Ivan Balliu 34
Berat Gjimshiti 33
Elseid Hysaj 32
Arlind Ajeti 32
Naser Aliji 32
Thomas Strakosha 31
Qazim Laçi 30
Myrto Uzuni 30
Jasir Asani 30
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg…
Shtetasi Adrian Ogiçi 40-vjeç, është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 20 vite burg për…
Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka uruar qytetarët për festën e Pashkës, duke theksuar vlerësimin për…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”. Kreu…
Policia e Shtetit, ka njoftuar se është arrestuar në Spanjë një 40-vjeçar nga Saranda, i cili ishte shpallur në kërkim…
Ditën e djeshme, të paktën katër persona humbën jetën, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një grykë…