sport

Shakohoxha: Zgjedhjet në shoqatën e Tiranës ishin të manipuluara, erdhën njerez që nuk kishin lidhje me futbollin

I ftuar sot në Report Tv, Dritan Shakohoxha është shprehur me tone të ashpra kundrejtë kreun të FSHF-së, Armando Duka.

Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të tij duke thënë se Duka hedh poshtë këdo që i del kundra.

Të lidhura

None found

Ai thotë se Duka fsheh emrat e delegatëve që kanë të drejtë vote, për të bërë pikërisht atë që bëri me zgjedhjet në shoqatën e Tiranës, që futi persona të panjohur thjesht për të votuar, por që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

“Në zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës erdhën disa njerëz për të fituar, u manipulua rezultati, 3 ditë para se të bëhet asambleja e Tiranës, kur konstatuan që nuk kishin kontrollin e votave, FSHF futi emra të panjohur. Prodani kishte numrat për të qenë kryetar i kësaj shoqate, por FSHF shtoi 15 anëtarë të rinj, vetëm për të votuar, njëri jeton në Mat, tjetrin Billisht, emra që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin. (…)  Unë do bëj seriozisht punën me njerëz të futbollit.

Unë kërkoj emrat e delegatëve, kush voton, nuk i jep as përpara mbledhjes së asamblesë, as pas, po të kërkosh delegatët e Elbasanit, Durrësit nuk i tregon, çfarë fsheh, çfarë frike ka. Pse nesër do të zhvillohen zgjedhjet në Fier dhe nuk i di njeri emrat e delegatëve. Kanë frikë, se do thotë komuniteti “kush është ky”, siç pati në shoqatën rajonale të Tiranës që kishte njerëz që nuk i njihnin. E dija që do kisha vështirësi, por nuk e dija që ishin kaq votofob.

Nuk e kuptoj motivin. Pjesa më e madhe që duan të votojnë është frika. Më duhet frika si në ’90 kur u përmbys diktatura komuniste. Më duket vetja si në atë situatë. Të gjithë kanë frikë sepse kush del kundër bie nga kategoria. Këta nuk të fusin në burg port ë shkatërrojnë skuadrën. Kush kanë dalë kundër i kanë kërcënuar tani ta shihni çfarë do bëjmë me ju. Kush ka dalë kundër ka rënë nga kategoria. Hakmarrja për votën kundër është shumë evenimente. Nuk bashkëjetojnë dot me demkoracinë”, tha Shakohoxha në Report Tv.

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

2 minutes ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

9 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

12 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

16 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

20 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

21 minutes ago