sport

Shakohoxha shpalos objektivat për president të FSHF-së (VIDEO)

Dritan Shakohoxha, njeriu i cili ka një eksperiencë të gjatë në media si gazetar sportiv, ka shpalosur objektivat e tij për president të FSHF-së.

Shako beson se është koha që fokusi nga futbolli profesionist të marr kthesën drejt atij amatorë, sepse talentet zbulohen që në vogëli.

Të lidhura

None found

Ai garantoi investimin tek të rinjtë duke filluar nga ligat amatore, e deri tëk investimi tek fushat sportive.

Plani i Dritan Shakohoxha:

“Në gjithë projektin tim të madh për të kandiduar për president të FSHF, një nga pikat më të rëndësishme të miat janë fëmijët e vegjël. Janë amatorët dhe konkluzioni është ekipi kombëtar. Kjo do të jetë rruga që do të ndjek nëse do të më besohet drejtimi për katër vitet e ardhshme.

Duhet të rindezim pasionin. Se shuhet jo sepse shqiptarët nuk e duan futbollin, por se këtu luajnë 0,5 për qind e popullsisë. Kjo është më e ulëta në rajon. Në Maqedoni është 3,5%, në Kroaci janë 8%. Në Shqipëri nuk e kanë këtë mundësi për shkak se hapësirat ku duhet të zhvillojnë pasionin e tyre nuk ekzistojnë.

Brenda katër viteve jemi me fokusin që të kemi 30 mijë futbollistë, të rinj apo të rritur që luajnë, që kanë mundësisë të ushtrojnë pasionin e tyre. Se çdo kompleks do të mbushet me njerëz për të luajtur. Thelbi i futbollit shqiptar janë ekipet amatore, ekipet e fëmijëve të vegjël që janë baza për futbollin.

Është gjë e mirë që amatorët do të votojnë këtë herë, por duhet të kenë ndarje ndryshe e të jenë faktorë real në futboll. Sot janë ndarë në shoqata rajonale, por duhet të jenë federata rajonale, krejtësisht të pavarura, jo me kryetarë te emëruar. Mbi të gjitha, çdonjë nga këto duhet të jetë pronare e një objekti sportiv. FSHF duhet që në secilin rajon të ndërtojë një kompleks sportiv, zyra e seli, ku të jenë të gjithë njerëzit e futbollit. Duhet të kenë një ambient të tyre.

FSHF duhet të ndryshojë ndarjen që është sot. Janë vetëm 8, ndërsa është e padrejtë se Fieri që është rajon i madh, ka distanca të mëdha, Vlora duhet në vete. Fieri bashkë me Ballshin, Roskovecin e Patosin. Lushnja në vete me Beratin e Skraparin, nuk mund të jenë të gjithë bashkë në një Federatë Rajonale. Edhe Durrësi nuk duhet aq e madhe, edhe Kavaja duhet në vete se është e populluar. Nga 8 që kemi sot, besoj se do të jenë 11.

Sot në Shqipëri paguhen rreth 100 mijë euro në muaj qera fushash, që është barrë e rëndë për ta dhe që FSHF duhet ta heqë urgjentisht. Çdo Federatë Rajonale duket të ketë kompleks sportiv me katër fusha, se këto janë baza. Duhet të investojmë te fëmijët, sigurisht që duhet të kemi stadiume më të mira dhe falënderojmë këtë qeveri që ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh për ndërtimin e disa stadiumeve në Shqipëri. Por duhet të pilotojmë zhvillimin dhe investimin, buxhetin në këndvështrimin e tij drejt komplekseve sportive që të vijnë në dispozicion të shoqatave, ndezim pasionin duke krijuar kushte pune.

FSHF ka buxhet shumë të madh të cilin po ta pilotojë realisht te amatorët do të kishte qenë shumë më e suksesshme sesa t’i kushtohen para dy fushave para zyrave të mëdha të FSHF. Që mburren të gjithë me to, e janë të Federatës, jo në dispozicion të këtyre fëmijëve që mbajnë në këmbë sistemin e futbollit”, u shpreh Shakohoxha. /albeu.com/

të fundit

Në Bervenicë, pjesëmarrja në votime arrin në 13.82% deri në orën 11:00

Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.  Sipas 100% të vendvotimeve…

18 seconds ago

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

10 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

10 minutes ago