Këngëtarja e njohur, Shakira, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të shprehur krenarinë për burrin e saj, Gerard Pique, i cili vendosi ta zvogëlonte pagën duke ia mundësuar Barcelonës që t’i regjistronte lojtarët e rinj. Në këtë mënyrë, ai është bërë futbollisti më i dashur i tifozëve katalunas brenda dhe jashtë fushës.
Këngëtarja kolumbiane publikoi një fotografi të bashkëshortit në Instagram, në të cilën ai festonte golin e tij, të shoqëruar me mesazhin e saj me dashuri.
“Shumë krenare me ty Gerard Pique! Skuadra jote, klubi yt, por edhe ne, familja jote, gjithmonë mund të llogarisim ty sa herë që kemi nevojë për ty!”, ka shkruar Shakira.
Aktualisht, çifti janë larg njëri tjetrit, pasi ajo ndodhet në pushim me dy djemtë e tyre, kurse Pique ka qëndruar në Barcelonë, pasi tashmë ka filluar sezoni.
Dashi Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te…
Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte mjeti kryesor i mbijetesës dhe…
Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë. Ky është thelbi i mesazhit të shërbimeve sekrete ruse,…
Gazetarja Mira Kazhani ka treguar përmes një videoje në rrjete sociale se është diagnostikuar me kancer gjiri ndërsa mes lotësh…
Ukraina parashikon se deri muajin e ardhshëm të sigurojë një shumë të konsiderueshme prej 3.5 miliardë dollarësh për një fond…
Reperi i njohur, Mozzik, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas raporteve të mediave, ai është ndaluar…