Categories: sport

Shakaja e Modrić për transplantin e flokëve të Calhanoglut bëhet virale pas derbit

Ndeshja miqësore ndërmjet Milanit dhe Interit, e luajtur në Perth të Australisë, solli jo vetëm rikthimin e Luka Modrić në fushë, por edhe një episod gazmor pas përfundimit të takimit.

Mesfushori kroat regjistroi minutat e para të sezonit të ri, pasi u hodh në lojë në minutën e 62-të të barazimit 1-1 kundër rivalëve të qytetit.

Të lidhura

None found

Pavarësisht se bëhej fjalë për një përballje miqësore, 40-vjeçari dëshmoi se ende zotëron qetësinë dhe cilësinë që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë karrierës.

Në fund të sfidës, Modrić shkëmbeu përshëndetje me lojtarët e Interit dhe u përfshi në një moment interesant me kapitenin turk, Hakan Calhanoglu.

Calhanoglu i është nënshtruar së fundmi një transplanti flokësh, ndërsa kroati shfrytëzoi rastin për ta ngacmuar në mënyrë miqësore.

Duke buzëqeshur, Modrić iu afrua dhe i preku lehtë kokën, në një aludim për ndërhyrjen e kryer. Calhanoglu e priti gjestin duke qeshur, ndërsa pamjet e filmuara nga kamerat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Modrić ka zgjatur bashkëpunimin me Milanin edhe për një sezon, duke firmosur një marrëveshje të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ai synon ta vijojë karrierën edhe pas Kupës së Botës.

të fundit

Tensionet mes “Plisave” dhe “Intelektualëve” në Gjilan, lëndohen tre policë

Përleshja mes tifozëve të Prishtinës, “Plisave”, dhe atyre të Dritës, “Intelektualëve”, gjatë derbit të zhvilluar të mërkurën në Gjilan, ka…

26 seconds ago

Kos kërkon nga Maqedonia e Veriut zbatimin e ndryshimeve kushtetuese

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit…

3 minutes ago

Waitz i kërkon Kos angazhim diplomatik për çështjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, para Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku u prezantua…

3 minutes ago

Chelsea vëzhgon katër mesfushorë, por Alex Scott mbetet zgjedhja e parë

Chelsea pritet të përforcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e drejtuesve të klubit londinez janë katër…

6 minutes ago

Egzon Azemi: Amaneti i Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit po përmbushet, drejtësia do të vijë

Deputeti Egzon Azemi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka përmendur rastin e Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit,…

6 minutes ago

Protesta në ditën e 23-të, studentët mblidhen te Kryeministria dhe kërkojnë largimin e Ramës

Pas disa orësh protestë dhe marshimesh nëpër universitetet e Tiranës, studentët janë zhvendosur  përpara Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet për dorëheqjen…

11 minutes ago