Shpërthimi i Lionel Messit menjëherë pas kualifikimit të Argjentinës ndaj Holandës me penallti bëri xhiron e botës.
Në fund të fundit, 35-vjeçari nuk është mësuar të humbasë durimin. Por çfarë ndodhi për të shpërthyer? Gazetari Esteban Edul, i cili po merrte deklaratat e Leos kur dëgjoi të bërtiste “Çfarë po shikon o budalla? Ngrihu dhe ik nga këtu.
None found
“Pas ndeshjes pati shumë tension në dhomat e zhveshjes. Pati shumë përleshje, nuk ishte vetëm Messi. Si për shembull mes Van Dijk dhe Otamendi. Ishte si pas një derbi në Argjentinë, por në përmasa edhe më të mëdha, sepse po flasim për lojtarë të klasit botëror. Messi u acarua nga gjuajtja e penalltive sepse holandezët po sfidonin argjentinasit. Weghorst po priste Leon në tunel dhe iu afrua duke i kërkuar fanellën. Holandezi nuk e kuptoi se çfarë po thoshte. Ai qëndroi atje duke e parë dhe kjo e bëri Messin edhe më të zemëruar dhe ai tha atë që i tha”, tha gazetari.
Në fakt, asi 35-vjeçar ishte aq larg vetes sa nuk mundi ta bënte intervistën. “Ai ishte shumë i inatosur, që as nuk më shikonte, as nuk më dëgjonte çfarë i thashë. E pyeta diçka për asistimin e tij në 1-0 dhe ai po më thoshte për Van Gaal dhe FIFA. Nuk mund ta intervistoja. Në një moment, para se të dilnim në transmetim, i thashë që të qetësohej sepse kishte disa njerëz nga FIFA përreth dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, shtoi ai.
Vetë Weghorst , shënuesi i dy golave që e dërguan ndeshjen në kohë shtesë, tregoi versionin e tij të historisë.
“Shkova t’i shtrëngoja dorën dhe ai nuk e pranoi. Më tha diçka i irrituar, nuk e kuptova se nuk e di mirë spanjishten. Ai ishte i pasjellshëm, jam shumë i zhgënjyer me sjelljen e tij”, tha sulmuesi holandez. /G.D albeu.com/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në New York me drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva,…
Vendimi i SPAK-ut për vendosjen në arrest shtëpie dhe pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH),…
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, ka dalë publikisht në mbështetje të ish-bashkëlojtarit të tij, Vinicius Junior, duke thënë se…
Ditën e sotme, ish- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur në SPAK. Kujtojmë se Struktura…
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Rusi ishte i parashikueshëm, me një fitore të thellë të partisë në pushtet, Rusia e…
Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në vend. Një 36-vjeçar dhe një 48-vjeçar i kanë dhënë fund jetë duke u…