TURIN, ENGLAND - NOVEMBER 07: Eric Bailly of Manchester United in action with Cristiano Ronaldo of Juventus during the Group H match of the UEFA Champions League between Juventus and Manchester United at Allianz Arena on November 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by John Peters/Man Utd via Getty Images) *** Local Caption *** Eric Bailly; Cristiano Ronaldo
Interit i nevojitën 11 vjet për t’u ngjitur në krye të Serie A. Tani Interi përballet me atë që mund të jetë një rënie e shpejtë. E ardhmja dukej e ndritshme në muajin maj kur trajneri Antonio Conte e udhëhoqi Interin drejt titullit të parë të ligës që nga viti 2010, por klubi dhe tifozët mezi patën një shans për të shijuar lavdinë e tyre të përtërirë para se ajo të fillonte të shpërbëhej me shpejtësi. Vetëm tri ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit, Conte u largua nga Interi me pëlqimin e ndërsjellë mes raporteve se ishte i pakënaqur me vendimin e klubit për të shitur lojtarë në afatin kalimtar të verës për shkak të kufizimeve financiare.
Financat e Interit u goditën rëndë nga pandemia e koronavirusit, duke e detyruar klubin të marrë një hua të madhe nga një fond investimi amerikan dhe duke siguruar që menaxhmenti i klubit do të ketë nevojë të shkurtojë faturën e pagave dhe të bëjë një fitim të madh në tregun e transferimeve. Achraf Hakimi ishte lojtari i parë kyç që shkoi, duke u transferuar në Paris Saint-Germain për 60 milionë euro. Por frika më e keqe e tifozëve u konfirmua kur sulmuesi kryesor i Interit, belgu Romelu Lukaku, u shit te skuadra e Chelseat për 115 milionë euro.
Lukaku, i cili shënoi 30 gola sezonin e shkuar, ishte golashënuesi më i mirë i Interit në të dy sezonet e tij në klub dhe krijoi një partneritet fantastik me Lautaro Martinezin – i quajtur “LuLa” nga mediat italiane.
Forca goditëse e Interit në sulm për sezonin 2021 mund të fitojë emrin “LaXhe”, pasi klubi solli 35-vjeçarin Edin Xheko në një transferim falas nga Roma. Interi ka punuar shumë – dhe me çmim të ulët – në tregun e transferimeve me nënshkrime të tilla si Hakan Calhanoglut dhe Denzel Dumfriesit. Por kalibri i lojtarëve që ata kanë sjellë nuk është i njëjtë me ata që janë larguar.
“Synimet tona janë të njëjta si gjithmonë: të nderojmë fanellën dhe të sfidojmë trofetë. Historia e Interit e kërkon këtë: ky është një klub me një të kaluar të lavdishme dhe të suksesshme”, tha drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta. “Ne gjithashtu kemi për detyrë të nderojmë logon e titullit që bartim në fanellat tona. Kemi një sezon të madh përpara”.
Në zëvendësimin e Contes, megjithatë, Interi ka një trajner të ri mbresëlënës i cili di të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij. Simone Inzaghi fitoi Kupën e Italisë dhe dy Superkupa të Italisë në pesë sezone në krye të skuadrës së Lazios, ku ai gjithashtu tregoi zell dhe vendosmëri të ngjashme si paraardhësi i tij tek Interi. Inzaghi i ka parasysh sfidat që e presin në sezonin e ri dhe thotë se është plotësisht gati.
“Unë jam këtu për të ndërtuar ekipin mbi dy vjetët e fundit, të cilat kulmuan me titullin e kampionit”, tha Inzaghi. “Ne duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm nëse duam të arrijmë objektivat që kemi vendosur vetë. Unë dua intensitet – një ekip që është gjithmonë plotësisht i fokusuar. Ekipet e forta reagojnë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duan. Ekipet e mia kanë luajtur gjithmonë me intensitet deri në minutën e fundit”.
Afati kalimtar i verës ka qenë një periudhë ndryshime edhe te skuadrat e tjera në Serie A, gjithashtu. Ndryshime ka pasur edhe te Juventusi që sezonin e fundit është tronditur pasi nuk arriti ta fitonte titullin e kampionit për herë të parë që nga viti 2011. Juventusi përfundoi i katërti në tabelë dhe vetëm në xhiron e fundit siguroi këtë pozitë për të konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Edicioni 2020/21 ishte mjaft i trazuar për “Zonjën e Vjetër”. Kjo nxiti shkarkimin e trajnerit Andrea Pirlo dhe rikthimin e Massimiliano Allegrit, vetëm dy vjet pasi ai u largua nga ky post te Juventusi. Allegri fitoi pesë tituj rresht në Serie A me Juventusin, përfshirë edhe dy trofe të Kupës së Kosovës, si dhe dy herë arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve. Riemërimi i 54-vjeçarit është një nga arsyet kryesore pse Juventusi e fillon sezonin si favorit për të fituar titullin e tij. Sezoni i ri në Serie A nis këtë vikend. Por ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, beson se Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës duhet të japin më të mirën nga vetja në sezonin e ri dhe të mos i atribuojnë ndonjë dështim trajnerit të tyre të tretë në tre vjet.
“Juventusi e nis edicionin si favoriti kryesor për ta fituar titullin e kampionit. Pritjet janë të gjitha për Allegrin dhe unë e them me pakujdesi: nuk do të jetë e lehtë të përsëritësh sukseset e punës së mëparshme”, pranoi Capello. “Max duhet të tregojë forcë dhe një goditje vendimtare. Unë nuk dua të shoh lojtarët që marrin kthimin e tij si një alibi për të shkarkuar përgjegjësinë nga vetja”.
Milani dhe Atalanta përfunduan në pozitën e dytë, përkatësisht të tretë në sezonin e shkuar dhe ka gjasa që edhe sezonin e ri të jenë kundërshtarë të fortë. Dhe sigurisht që sytë do të jenë drejt kryeqytetit italian. Maurizio Sarri ka zëvendësuar Inzaghin te Lazio, por fokusi do të jetë te skuadra e Romës dhe rikthimin e trajnerit portugez Jose Mourinho në futbollin italian. Mourinho në mënyrë të paharrueshme e udhëhoqi Interin drejt “tripletës” pak më shumë se një dekadë më parë gjatë punës së tij të vetme të mëparshme në Itali.
“Do të jetë kampionati i trajnerëve. Aty do të jenë Mourinho, Allegri, Inzaghi, Spalletti, Sarri”, tha Capello. “Besoj se edicioni i ri do të jetë shumë interesant dhe me padurim po e presim”.
Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë…
Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin…
Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji. Mësohet se një automjet ka përplasur një person…
Valës së dorëheqjeve në administratën vendore i është bashkuar edhe Bashkia Gjirokastër. Administratorët e 7 njësive administrative – Gjirokastër, Cepo,…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i…