sport

Sfida Poloni-Shqipëri/ Kuqezinjtë drejt Varshavës, ja axhenda para ndeshjes së Kombëtares

Pasditen e djeshme, skuadra jonë Kombëtare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Tiranë, në prag të ndeshjes me Poloninë.

Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe për herë të parë, trajneri Silvinjo kishte mundësi që të stërviste grupin e plotë të lojtarëve.

Të lidhura

None found

Gripshi, Ramadani dhe Uzuni janë bashkuar me grupin, pasi në ditën e parë të stërvitjes, 3 lojtarët kishin munguar, ku Uzuni e Gripshi nuk arritën në kohë për shkak të distancës dhe fluturimit ndërsa nga ana tjetër, Ramadani ishte bërë baba pikërisht në ditën e parë të gumrubllimit dhe stafi tekik kishte menduar që t’i jepte leje për tu bashkuar me skuadrën në orët e vona të mbrëmjes.

LAGIMET NGA STËRVITJA- Për shkak të mungesave dhe formës fizike në ditën e parë të stërvitjes, trajneri Silvinjo kishte menduar të merrte në skuadër disa lojtarë nga kampionati shqiptar, kryesisht nga Superiorja dhe Ledio Tresën nga Kategoria e Parë. Të gjithë lojtarët e grumbulluar në stërvitjen e parë, ishin larguar ditën e djeshme dhe në fushë, ishin vetëm 26 futbollistët e grumbulluar në listën zyrtare, të cilët do të udhëtojnë të gjithë në drejtim të Polonisë ku edhe do të mbyllen përgatitjet e fundit për takimin e nesërm në Varshavë. Gjendja fizike e lojtarëve, fatmirësisht duket e mirë dhe në dy ditët e para, nuk është raportuar për lojtarë të dëmtuar apo me probleme e lodhje. Ky është natyrisht një lajm i mirë për tifozët kuqezi ashtu si edhe për stafin teknik që do të ketë mundsi që të punojë me grupin e plotë të futbollistëve në stërvitjen e fundit në Poloni, apo edhe në vazhdimin e përgatitjeve nëse skuadra jonë arrin të fitojë.

AXHENDA- Ditën e sotme, skuadra do të fluturojë në drejtim të Varshavës, aty ku edhe do të zhvllojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me polakët. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në stadiumin ku do të luhet ndeshja dhe do të njihen me fushën dhe arenën, edhe pse për ta nuk është hera e parë që luajnë duke qenë se shumë prej tyre, kanë luajtur dy ndeshje, të cilat janë humbur me rezultatin 4-1 dhe 1-0. Ditën e sotme, do të jetë edhe konferenca për shtyp e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit të skuadrës, Berat Gjimshiti të cilët do të flasin për sfidën e nesërme ndaj Polonisë, më e rëndësishmja që Shqipëria ka luajtur deri më tani në historinë e saj.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

50 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

55 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

1 hour ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

1 hour ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

1 hour ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

1 hour ago