sport

Sfida me Andorrën, Duka: Silvinjo ka bërë mirë për formacionin sulmues, nuk e dimë ku do të luhet Serbi-Shqipëri

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Klan Kuqezi, në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Andorrën. Kreu i futbollit deklaroi se të ketë gola dhe të kënaqen tifozët.

Sipas tij, trajneri Silvinjo ka bërë mirë që ka zgjedhur formacion sulmues. I pyetur për ndeshjen Serbi-Shqipëri, Duka theksoi se ende nuk dihet se në cilin stadium do të luhet ndeshja.

“Sezoni nisi në “Wembley”. Do ishte më mirë me një rezultat tjerë, por nuk ishte surprizë fitorja e Anglisë. Sot është një nisje edicioni për ne. Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ndeshje shumë e vështirë, sepse vijmë nga një ndeshje ku mbrohemi për të mos pësuar, në një ndeshje ku duhet të luajmë në sulm dhe të kënaqim tifozët. Jam i bindur për një rezultat pozitiv.

Formacioni sulmues? Nuk kemi çfarë presim tjetër. Kur mund të kemi një vendosje sulmues, përveçse ndaj një kundërshtari si Andorra. Trajneri ka bërë mirë sipas mendimit tim.

Futbolli nuk është i parashikueshëm. Ne e dimë, që nëse bëjmë parashikim në letër se Anglia mund të jetë e para, por gjithçka mund të ndodhë. Kundërshtari më afër nesh është Serbia.

Ndaj Anglisë ajo që mund t bëim më shumë, ioshte që ta befasonim njëherë Anglinë. Minutat e Brojës, ishin minutat që mund të tentonim diçka. Pas golit të dytë gjërat u komplikuam. Para golit të dytë, me atë që tregoi skuadra mund të them se jam i kënaqur. Ndaj Anglisë nuk mund të krijosh 5-6 raste.

Ende nuk e dimë se ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri. Kanë katër stadiume të licencuara në Serbi për këtë ndeshje. Uroj që sot t’i kënaqim tifozët me lojë dhe gola ndaj Andorrës”, deklaroi Duka.

Tags: BDESHJADuka

të fundit

Horoskopi 2 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për më shumë komunikim…

3 hours ago

Më shumë se 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë…

3 hours ago

Të paktën 31 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, shumica prej viktimave ishin gra dhe fëmijë

Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të hënën, më 1 shtator, duke vrarë të paktën 31…

4 hours ago

Të mbuluar nga pluhuri, fshatarët afganë përballen me pasojat shkatërruese të tërmetit

Pak para mesnatës së të dielës, Matiullah Shahab u zgjua nga lëkundjet e forta që përfshinë shtëpinë e tij në…

4 hours ago

Çfarë po përgatitet? Forcat e NATO-s në Gjermani në gatishmëri përpara stërvitjeve ushtarake Rusi-Bjellorusi

Gjermania nuk pret një sulm rus në territorin e NATO-s nën përgatitjet e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse të…

4 hours ago

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Më implikoi në thashetheme er*tike

Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një…

4 hours ago