Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sfidat kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku kuqezinjtë do të përballen me Serbinë dhe Letoninë, dy ndeshje vendimtare për objektivat e skuadrës.
Pasditen e djeshme, ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u fokusuan kryesisht në vëzhgimin e gjendjes fizike të lojtarëve dhe provimin e disa skemave taktike.
Grupi ishte i plotë me të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në vend, ndërsa Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet t’i bashkohen skuadrës në orët në vijim.
Ndërkohë Armando Broja shfaqi fillimisht një problem muskulor, por rezonanca doli negative dhe për fat të mirë ishte alarm fals.
Stërvitja e radhës është parashikuar të zhvillohet sot pasdite dhe si zakonisht 15 minutat e para do të jenë të hapura për median, për të ndjekur nga afër atmosferën dhe punën e kombëtares në prag të dy përballjeve shumë të rëndësishme.
Ndeshja e parë me Serbinë luhet në Tiranë më 7 qershor dhe tanimë janë shitur të gjitha biletat, me kërkesat për këtë duel që shkuan mbi 200 mijë, ndërsa ‘Arena Kombëtare’ ka kapacitet deri në 22 mijë ulëse.
Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi Buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro, në një mbledhje të zhvilluar…
Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren. Për…
Labinot Rexha është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Ai ka tërhequr…
Timothée Chalamet ka zbuluar se kaloi shtatë vjet duke u stërvitur në pingpong për filmin e tij të ri “Marty…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish lidhur me tensionet dhe përplasjet sot në seancë…