Rey Manaj ka shkruar një mesazh të rëndësishem duke u bërë thirrje tifozëve të Sivasspor që të jenë prezent në stadium, në derbin që do të luajnë përballë Kayserispor.
Sfida e vlefshme për javën e fundit të Superligës turke do të zhvillohet më 25 maj, duke nisur nga ora 18:00.
“Përshëndetje të dashur! Unë ju dua shumë dhe e di që keni sakrifikuar. Por ju pres edhe për ndeshjen e fundit të seszonit.
E di shumë mirë rëndësinë e ndeshjes derbi, dhe do të fitojmë këtë sfidë të fundit me mbështetjen tuaj. Eja, shihemi në stadium”, është thirrja e Rey Manajt për tifozët e Sivasspor.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar në sezon fantastik në Turqi me Sivasspor. 27-vjeçari ka arritur të shënojë 22 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë.
Këto statistika kanë bërë që Manaj të ketë shumë oferta, dhe pikërisht ndeshja e së shtunës mund të jetë e fundit që lushnjari luan me fanellën e Sivasspor.
Gjithashtu, Manaj është në pritje të një ftese nga Sylvinho për ta grumbulluar në ekipin që do të udhëtojë drejt Gjermanisë për EURO 2024.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…