sport

Sezon i vështirë për Messin te PSG, Neymar i del në mbrotje: Lojtarët nuk e kuptojnë si luan ai

Sezoni i parë i Lionel Messit me skuadrën e PSG, ka pasur uljet ngritje, por në përgjithësi ishte një sezon i dështuar për argjentinasin, i cili shënoi vetëm 11 gola dhe dha 14 asiste në 34 ndeshje.

Kritikat për sulmuesin nuk kanë munguar, pasi kanë vërenjtur te ai një mungesë dëshire për të luajtur dhe për të dhënë më të mirën ashtu si te Barcelona.

Në krah të 34-vjeçarit ka dalë pikërisht bashkëlojtari i tij , Neymar. Braziliani shprehet se lojtarët e PSG ende nuk e kanë kuptuar mënyrën se si luan Leo Messi.

Leo i kaloi disa vite në Barcelonë, është e vështirë për t’u adaptuar këtu. Është e vështirë të ndryshosh ekip, qytet. Ai nuk erdhi vetëm, por me familjen, e cila po ashtu duhet të adaptohet. Gjuha është po ashtu ndryshe. Ka shumë faktorë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian në një intervistë për “Canal Football Club”.

Është po ashtu stili i lojës së ekipit dhe lojtarët që nuk e kuptojnë mënyrën se si luan ai. Pra, të gjitha këto janë përcaktuese. Leo, Kylian Mbappe dhe unë jemi lojtarë që gjithmonë jemi gjykuar për paraqitjet tona, për statistikat, për titujt e fituar dhe për gjithçka”, përfundoi Neymar. /albeu.com

të fundit

“Thanë që Grida donte Shabanin për Avokat Populli”/ Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, jo më ti kërkoj firmën

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka…

12 minutes ago

“Topi i Artë 2025” / Kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare,…

31 minutes ago

“Nëse ka mundësi për diçka, ai bën maksimumin”, Jul Deda flet pas deklaratave të Bes Kallakut

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas deklaratave emocionale të Bes Kallakut. Në një…

32 minutes ago

Bekim Balaj nderohet me “Këpucën e Artë” në prezencën e legjendës Esteban Cambiasso: Vioresin Sinani idhull për mua, pres të bëhem baba

Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj u nderua në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, si “Këpuca e Artë” për edicionin…

44 minutes ago

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë

Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e…

2 hours ago

Emocione dhe tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të jetë e mbushur me përplasje dhe emocione të forta. Produksioni…

2 hours ago