Ishte përfolur se Luuk de Jong mund të rikthehej në Sevilje në merkaton e dimrit. Sulmuesi holandez, i cili mbërriti në ditën e fundit të merkatos së verës, ka humbur përkrahësin e tij të madh te Barça pas largimit të Ronald Koeman .
Përveç kësaj, te Sevilla ata kanë nevojë për një qendërsulmues. Humbja e Youssef En-Nesyrit ka lënë skuadrën e Seviljes me Rafa Mirin si referencë të vetme në sulm, përveç Munir El Haddadi , i cili po përpiqet të bindë Julen Lopeteguin duke përfituar nga minutat që ka, dhe lojtarin e të rinjve Iván Romero .
Por presidenti i Sevilla FC José Castro ishte shumë i qartë kur u pyet për rikthimin e mundshëm të Luuk de Jong në Sevilla janarin e ardhshëm. “Në këtë kohë ne nuk po mendojmë për kthimin e Luuk de Jong në dimër”, tha ai për COPE Sevilla.
Sulmuesi holandez ka qenë duke u stërvitur me Xavi dhe si të gjithë bashkëlojtarët e tij e nis nga e para në përpjekje për të fituar mundësi me trajnerin e ri. Deri më tani, Luuk de Jong ka marrë pjesë në 9 ndeshje këtë sezon (6 në Ligë dhe 3 në Ligën e Kampionëve) dhe ka shënuar një gol në kompeticionin vendas. r.t/albeu.com
Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025 Dashi Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet…
Sardenja po përjeton një tjetër ditë të vështirë, teksa zjarret vijojnë të përhapen në disa zona të ishullit, me situatën…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas…
Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit…
Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës…
Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u…