Categories: sport

Serie A me 100% të tifozëve në stadiume, por me një kusht

Edhe pse Covid 19 duket sikur po i vjen fundi, asgjë nuk është e sigurt.

Gjatë ditës së djeshme u tërhoq shorti i Serie A, ku u mblodhën klubet dhe Federata Italiane e Futbollit.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua mbi praninë e tifozëve në stadium si mbështetja kryesore e skuadrave.

Por sa do jetë e mundur prania e tifozëve në tribuna?

Gjatë diskutimit fjalën e morën presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino dhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Dal Pino deklaroi se që nga sezoni i ardhshëm pritet që stadiumet të shfrytëzojnë 100% të kapacitetit me tifozë, por të drejtë kanë vetëm ata që janë të vaksinuar.

“Kërkesa për shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve të stadiumeve është në interes të vendit tonë, dëshirojmë t’i shohim stadiumet me kapacitet të plotë me tifozë që janë të vaksinuar”, tha ai.

Në këtë mënyrë do kontribuojmë në fushatën e vaksinimit, pasi futbolli italian ndiqet nga afro 38 milion banorë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi bëhet fjalë për jetën sociale.

Presidenti i Serie A nuk mund të linte pa përmendur dhe fitoren e ekipit Kombëtar “Azzurr”, duke shprehur mirënjohjen për futbollistët dhe Mancinin.

“Komplimentet e mia Kombëtares italiane, presidentit Gravina dhe Mancinit. Ky trofe i fituar na jep një kënaqësi të madhe dhe tregon se niveli i kampionatit tonë është rritur shumë, pesë lojtarë në formacionin më të mirë luajnë në Serie A, gjithashtu 25% e golave në këtë turne erdhën nga kampionati jonë, gjithashtu golashënuesi më i mirë Ronaldo luan në Serie A”, përfundoi Paolo dal Pino.

Tags: seria aTifoz

të fundit

Bardhi denoncon Ballukun: CV-ja e saj e pasur me vjedhje dhe projekte korruptive i siguroi sërish postin e zv.kryeministres

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi…

33 minutes ago

Zelensky i ashpër me Putin: Nëse shkaktoni ndërprerje të energjisë në Kiev, do ta vuani në Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nëse Rusia do të shkaktojë ndërprerje të energjisë në Kiev, do të…

50 minutes ago

Plas te Serbia para ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori vihet kundër trajnerit

Serbia pret Shqipërinë në 11 tetor, në përballjen kualifikuese të Botërorit. Milan Gajic, mesfushori i CSKA-së së Mokës, në një…

1 hour ago

Atletico mposht Realin në derbin e Madridit

Atlético Madrid fitoi derbin. Colchoneros të drejtuar nga Simeone shkatërruan Real Madridin me rezultatin 5-2. Një fitore e nivelit të…

2 hours ago

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së përfundon vizitën në SHBA me takime në Uashington DC

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, përmbylli vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara…

2 hours ago

Doli për gjah por u gjet i vrarë në mes të rrugës/ Del foto e biznesmenit italian që u ekzekutua në Tepelenë!

Personi në foto është Edoardo Sarchi, 44-vjeçari italian i cili u gjet i vdekur në vendin e quajtur Dilan mes…

2 hours ago