PAMPLONA, SPAIN - JANUARY 9: Sergio Ramos of Real Madrid during the La Liga Santander match between Osasuna v Real Madrid at the Estadio El Sadar on January 9, 2021 in Pamplona Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)
Merr fund pas 16 sezonesh eksperienca e Sergio Ramos te Reali i Madridit. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se tashmë është zyrtarizuar divorci, teksa mbrojtësi 36-vjeçar do të dalë nesër në orën 11:00 në një konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë edhe shkaqet e këtij vendimi.
Mbrojtësit veteran spanjoll i përfundoi kontrata me Los Blancos dhe gjatë këtyre muajve ishin bërë negociata të shumta për të rinovuar, por palët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe prej 1 korrikut Ramos është një futbollist i lirë.
None found
Më shumë për detajet e divorcit do të shpjegojë vetë mbrojtësi nesër në konferencën për shtyp, megjithatë besohet se mes tij dhe presidentit Florentino Perez ka pasur një krisje vitet e fundit dhe pikërisht për këtë arsye bosi madrilen nuk preferoi të plotësojë kërkesat e Ramos.
I transferuar te Reali i Madridit në verën e 2005-ës, Sergio Ramos ka fituar gjithçka me Los Blancos gjatë këtyre 16 sezoneve, duke nisur nga 5 triumfe në La Liga, e për të vijuar me 4 në la Liga, 4 Botërore Klubesh, 3 Superkupa Europe, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanje.
Gjatë 16 sezoneve Sergio Ramos ka zbritur në fushë plot 671 herë me fanellën e Realit të Madridit dhe ia ka dalë të shënojë 101 gola e të asistojë 40 të tjerë, ndërsa prej disa sezonesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…