Categories: sport

ZYRTARE/ Sergio Ramos e mbyll me Realin, nesër konferencë për sqarimin e “divorcit”

Merr fund pas 16 sezonesh eksperienca e Sergio Ramos te Reali i Madridit. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se tashmë është zyrtarizuar divorci, teksa mbrojtësi 36-vjeçar do të dalë nesër në orën 11:00 në një konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë edhe shkaqet e këtij vendimi.

Mbrojtësit veteran spanjoll i përfundoi kontrata me Los Blancos dhe gjatë këtyre muajve ishin bërë negociata të shumta për të rinovuar, por palët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe prej 1 korrikut Ramos është një futbollist i lirë.

Më shumë për detajet e divorcit do të shpjegojë vetë mbrojtësi nesër në konferencën për shtyp, megjithatë besohet se mes tij dhe presidentit Florentino Perez ka pasur një krisje vitet e fundit dhe pikërisht për këtë arsye bosi madrilen nuk preferoi të plotësojë kërkesat e Ramos.

I transferuar te Reali i Madridit në verën e 2005-ës, Sergio Ramos ka fituar gjithçka me Los Blancos gjatë këtyre 16 sezoneve, duke nisur nga 5 triumfe në La Liga, e për të vijuar me 4 në la Liga, 4 Botërore Klubesh, 3 Superkupa Europe, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanje.

Gjatë 16 sezoneve Sergio Ramos ka zbritur në fushë plot 671 herë me fanellën e Realit të Madridit dhe ia ka dalë të shënojë 101 gola e të asistojë 40 të tjerë, ndërsa prej disa sezonesh ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.

të fundit

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike padi në Kolegj: Vendimi nuk mund të pranohet

Partia Demokratike i është drejtuarit Komisionit Rregullator me një padi ku kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit,…

9 minutes ago

Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen, urimet që i bënë njëri-tjetrit

Sot është një ditë e veçantë për binjakët më të dashur të publikut shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj. Dy vëllezërit,…

23 minutes ago

I jepet fund spekulimeve, Kaderi sqaron raportin me Gjestin dhe Eglin

Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjeti u mbush me aludime se Kaderi mund të ketë qenë një nga arsyet…

1 hour ago

Berisha kritika ndaj kryeministrit: Shqipëria është kthyer në fenerin e sorosizmit. Çfarë përmbante dokumenti sekret që u hartua në 2013

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë së Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës u bë “feneri ndriçues i sorosizmit” në Europë.…

2 hours ago

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç, mesazh emocional të birit: Të dua pafund, Luke!

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka mbushur sot, 1 shtator, 59 vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të,…

2 hours ago

Izraeli përgatitet të fusë në burg Greta Thungerb, e akuzojnë si terroriste

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t’i shndërruar në një…

3 hours ago