Taulant Seferi është gati të rikthehet në futbollin evropian vetëm pas një viti të kaluar në Emiratet Arabe te FC Baniyas për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve.
Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te skuadra arabe nga ukrainasit e Vorska Poltava, derisa e ardhmja e tij duket shumë e mirë.
Mediumi italian ‘TMW’ ka raportuar se ylli shqiptar gjatë verës mund ta bëj hapin e madh në karrierë, pasi ka interesim nga Serie A dhe Liga Premier.
“Seferi luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.
“Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në grupin B. Ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.
Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A ku kërkohet nga Cagliari, Lecce dhe Empoli që duan transferimin e shqiptarit.
Ndërkohë për 27-vjeçarin ka shprehur edhe skuadra e sapo futur në Ligën Premier, Ipswich Town.
Sigurisht që ndeshjet në Evropian do të jenë një shtysë për klubet për ta parë Seferin i cili mund të largohet nga Vorska për një shumë rreth dy milionë euro.
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira…
Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një…
Në Bashkinë e Cërrikut ka nisur rikonstrukturimi dhe reformimi i stafit të pushtetit vendor, nismë kjo e ndërmarrë me urdhër…
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer mbi trupin e Marjola Nakolecit është zbuluar se 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga plagët e…
Hyrja në shumë vende turistike zakonisht kërkon pagesë, por ka edhe destinacione ku mund të vizitoni atraksione të mrekullueshme pa…
Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të njohur. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një emër i respektuar i…