Categories: sport

Scaloni lartëson Messin pas mbrëmjes historike: Sa kohë të luajë, ai mbetet numri një në botë

Lionel Scaloni u shpreh i impresionuar nga paraqitja e Lionel Messit në suksesin 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, teksa theksoi se kapiteni i “albiceleste” do të mbetet futbollisti më i mirë në botë për sa kohë që vetë ai vendos të vazhdojë të luajë.

Në sfidën e parë të grupit J në Kupën e Botës 2026, Messi hyri në histori duke realizuar për herë të parë një het-trik në këtë kompeticion. Tre golat e tij kundër Algjerisë e çuan në kuotën e 16 realizimeve në Kupën e Botës, po aq sa Miroslav Klose, me të cilin tani ndan vendin e parë në renditjen e golashënuesve më të mirë të turneut.

Të lidhura

None found

Në moshën 38 vjeç e 357 ditë, ylli argjentinas u shndërrua në lojtarin më të vjetër që shënon një het-trik në një Kupë Bote, duke lënë pas rekordin që Cristiano Ronaldo kishte vendosur në vitin 2018 përballë Spanjës. Po ashtu, ai u bë edhe futbollisti më i vjetër që realizon më shumë se një gol në një ndeshje të Kupës së Botës, duke thyer rekordin e Roger Milla.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Argjentinës foli me superlativa për liderin e skuadrës së tij.

“Nuk kam fjalë për Leon. Ai po e bën këtë prej 20 vitesh. Ajo që bën dhe ajo që transmeton është e pabesueshme”.

“Përveç tre golave, Messi e mori skuadrën mbi supe dhe, derisa ai të dëshirojë, do të jetë më i miri. Është emocionuese ta shohësh në këtë nivel, pothuajse në moshën 39-vjeçare. Është e vështirë të shpjegohet”.

Sipas Scalonit, periudha më e bukur e Messit me kombëtaren ka ardhur pikërisht në vitet e fundit.

“Ai gjithmonë ka luajtur shumë mirë, por vitet e fundit me Argjentinën kanë qenë të mrekullueshme. Ai gjeti një grup miqsh që luajnë me të, jo që e shohin si një zot. Ai transmeton diçka që është e vështirë të shpjegohet, ka një aurë të veçantë”.

Ndërkohë, vetë Messi e uli peshën e rekordit të arritur, duke bërë të qartë se nuk janë statistikat ato që e shtyjnë përpara.

“Të them të drejtën, nuk më intereson. Është një nder të jem aty për shkak të asaj që përfaqëson Klose. Aty është edhe Ronaldo, është edhe Mbappe. Është vetëm një statistikë dhe asgjë më shumë”.

“Jemi krenarë që mund të krahasohemi me ta, por kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Ronaldo ishte një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe nuk është i pari në atë listë, kështu që është vetëm një statistikë”./

të fundit

Shiste kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

Një 27-vjeçar, është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike…

7 minutes ago

Education ministry opens nine scholarship competitions for high school students for 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…

9 minutes ago

Mickoski responds to Yotova: Some EU countries have forgotten the union’s values

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…

9 minutes ago

Government approves €15 million to subsidize electricity bills for vulnerable consumers

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të…

9 minutes ago

Adelina Thaçi criticizes political developments: LDK must regain clarity and return to its principles

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet…

10 minutes ago

Zemaj: Parliamentary votes ended the political clash between VV and PDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar që votimi i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka…

10 minutes ago