Sipas shtypit italian ditët e Hysajt në Romë janë të numëruara. Paga e tij vjetore dhe politikat e reja financiare të Lacios nuk i kanë dhënë rrugë tjetër shqiptarit veçse të kërkojë një tjetër destinacion ku mund të luajë futboll rregullisht, por njëkohësisht pa humbur një pjesë të mirë të pagës aktuale që përfiton te Lacio.
Hysaj është nën kontratë me klubin në fjalë edhe për dy vite ndërsa paga e vjetore është rreth 2.8-3 milionë euro.
None found
Kjo bie ndesh me politikat reja financiare të Lacios, e cila për shembull i jep gjsmën e kësaj shifre njërit prej lojtarëve (Bolaje Dia) që aktivizohet në vend të shkodranit.
Sipas medieve italiane menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi po eksploron mundësi të reja në merkato për klientin e tij.
Thuhet se Xhufredi ka kontaktuar me disa klube saudite, për të cilat nuk do të ishte problem që paguajnë shifrën e kërkuar nga Lacio për kartonin e Hysajt si dhe pagën e kërkuar prej vetë lojtarit.
Në një kohë kur studentët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama, ka folur për…
Pamjet nga kamerat amatore tregojnë momentet kur ujërat e rrëmbyera të shkaktuar nga reshjet e dendura marrin përpara dhjetëra makina…
Gazetarja e njohur e BBC-së, Laura Kuenssberg, ka zbuluar disa episode të sjelljes së papërshtatshme nga politikanë britanikë, të cilat…
Kanë përfunduar homazhet në nder të diplomatit të shquar, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta…
Një sulm kibernetik ka goditur disa prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme…
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke…