sport

Sassuolo prodhon yje, Carnevali flet për të ardhmen e Scamacca, Berardi dhe Raspadori

Sassuolo këtë sezon padyshim që po luan një futboll shumë të bukur, ku rezultatet flasin vetë. Tifozë të ndryshëm të Serie A e lavdërojnë ekipin e Dionisit pasi loja e tyre të kënaq. Gjithashtu Sassuolo shihet si një furnizuese me talente për ekipet e tjera.

Sassuolo pozicionohet në mesin e tabelës me shumë rezultate pozitive dhe është “mace e zezë” për klubet e mëdha.

Të lidhura

None found

Ky ekip italian po prodhon shumë talente. Scamacca, Berardi, Raspadori, Frattesi, Traore dhe Maxime Lopez, janë yjet e ekipit të cilët janë të piketuar nga klubet e mëdha.

“Juve na kërkoi Raspadorin në fund të merkatos së verës 2021, por nuk kishte kohë për të finalizuar marrëveshjen dhe ata morën Kean. Nëse na telefonojnë sërish, nuk do të na gjejnë të papërgatitur. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin bardhezi dhe drejtuesit e tij, por  nëse e duan Raspadorin, duhet të shpenzojnë,” -tha drejtori ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, në “La Gazzetta dello Sport”.

“Giacomo është lojtari ideal për Juventusin: për inteligjencën dhe futbollin që luan, do ta blija menjëherë. Ai vendoset pas sulmuesit të parë, por mund të luajë edhe në role të tjera. Ka talent dhe forcë fizike. Është i shkëlqyer në hapësira të ngushta, vërtet ka cilësi të jashtëzakonshme”.

Ai gjithashtu foli edhe për Berardin.

“Ai është kampioni ynë. Squinzi donte që ai të ishte flamuri i Sassuolos dhe kjo është e drejtë. Vitin e kaluar për herë të parë ai mendoi se mund të largohej, por oferta e Fiorentinës as që mund të merrej në konsideratë. Berardi do të ishte perfekt për Milanin: nëse do të isha CEO i një klubi më të madh, ai është lojtari i parë që do të merrja”.

Rreth Gianluca Scamaccas, Carnevalli tha:

“Interi ka shprehur interesimin e tij, por Gianluca ka shumë oferta, madje edhe nga Premier League. Por ai duhet të rritet akoma, ndoshta do t’i duhet të qëndrojë edhe një vit me ne.”

Në fund, situata e Frattesit dhe Traores:

“Frattesi është në rrugën e duhur, e morëm shumë vite më parë, u desh pak kohë, por tani mund ta shihni se si luan. Traoré ka shkëlqen. Dionisi ka qenë në gjendje t’i japë atij motivimin e duhur. E pëlqen Napoli dhe klubet e Premier League-s, sigurisht që ka shumë cilësi”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

3 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

3 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

4 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

4 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

4 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

4 hours ago