Elseid Hysaj ka gjetur golin e parë me fanellën e Lacios në Serinë A, ndërsa jemi vetëm në javën e dytë të kampionatit.
Më herët mbrojtësi shkodran ka shënuar edhe në miqësore me lacialët duke ndryshuar tërësisht nga Hysaj i Napolit. Me këtë skuadër jo vetëm që nuk arriti kurrë që të shënonte në vitet e shumta të kontributit, por ishin të rralla edhe asistet.
Dukshëm trajneri Sarri e ka transformuar sërish Hysajn, lojtarin që e krijoi vetë te Empoli.
“LaLazioSiamoNoi” e vlerëson shkodranin me notën 7 që është nga më të lartat. “Gol i merituar, futet bukur në qendër dhe në kohën e duhur. Ndeshja e tij ishte me personalitet, kishte shumë kualitet për t’i ushtruar presing Spezias. Kombinohet në perfeksion me Anderson”, shkruhet në vlerësim.
Ditën e sotme, në Gjykatën e Fierit, do mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit…
Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti, rrisin më tej financimin për…
Ditën e sotme, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, do të dalë në gjyq, ku do të vendoset nëse…
Pak pas mesnate, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur aksin Lezhë–Shkodër, pranë degëzimit të parë në hyrje të qytetit…
Sot, më 8 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.4…
Ditën e sotme në vendin tonë, pritet dobësim i valës së nxehtë Afrikane, duke sjellë mot të kthjellët në pothuajse…