Sulmuesi i Celta, Santi Mina rrezikon deri në 8 vite burg.
Sipas Diario Sport, spanjolli dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Seancat gjyqësore do të mbahen më 28, 29 dhe 31 mars.
Sipas prokurorëve, më 16 qershor 2017, i pandehuri ka hyrë në furgonin e shokut të tij David Goldar teksa ishte aty me një grua dhe i ka thënë se “i pëlqen shumë” dhe se “diçka duhet bërë”. Viktima refuzoi, Mina u largua dhe më pas u kthye dhe e sulmoi seksualisht.
Si pasojë e këtij episodi, viktima mësohet se është ende në depresion, duke vuajtur nga çrregullimi kronik post-traumatik.
Për këto veprime prokuroria kërkon dënimin e futbollistit me tetë vjet burg, ndalimin e afrimit të viktimës në një distancë më të vogël se 500 metra për 10 vjet.
Mina ka bërë 28 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke shënuar 7 gola. /albeu.com/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur të shtunën zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe ato…
Dy persona janë proceduar penalisht në Mirditë pasi po punonin për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse…
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi veprimet e IDF-së në Gaza, pasi Hamasi braktisi negociatat për…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve arkëtoi gjatë muajit korrik 2025 një shumë prej 39 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.…
Pas 6 vitesh në OpenAI, Mira Murati themeloi një startup që “shkëlqeu” në Facebook – Por ajo dhe ekipi i…
Deputeti i zgjedhur, Klevis Balliu shkruan se: "Më 31 korrik, Kroacia organizoi një paradë ushtarake mbresëlënëse – një demonstrim i…