sport

Samuel Eto’o paditet në gjykatë, një 22-vjeçare bëhet pjesë e jetës së tij

Një gjykatë në Madrid ka shpallur ish-lojtarin e Barcelonës, Samuel Eto’o, si baba zyrtar të një vajze 22-vjeçare spanjolle, Erika Do Rosario Nieves.

Kameruniani u deklarua në mungesë dhe nuk mori pjesë në provat e paraqitura kundër tij.

Të lidhura

None found

Këtë e ka treguar për EFE avokati Fernando Osuna, i cili ishte përgjegjës për përfaqësimin ligjor të padisë së të resë në vitin 2018.

Nëna e të resë dhe lojtari u takuan, sipas padisë, në një klub nate të Madridit në vitin 1997, kur Eto’o ishte i huazuar te Leganes.

Nëna ka deklaruar se gjatë shtatzënisë ka tentuar të komunikojë me Eto’o-n, por ai nuk i është përgjigjur telefonatave apo emaileve të saj.

Për të kryer procesin, e reja ofroi prova biologjike që mbështetnin dëshminë e saj, gjë që e bëri gjyqtarin të pranonte pretendimin, megjithëse Eto’o nuk i përmbushi kurrë kërkesat e gjykatës.

Eto’o tani duhet t’i paguajë 22-vjeçares 1400 euro në muaj, duke përfshirë pagesat prapavepruese që nga ngritja e padisë./ h.ll/albeu.com

të fundit

Pamje me dron nga protesta madhështore në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës (VIDEO)

Gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë 28 Nëntor në Tiranë, protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante me një…

14 minutes ago

Përparim Rama paralajmëron vijimin e punimeve edhe në rast vendimi negativ, deri në arrestim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar për KosovaPress se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin…

18 minutes ago

Tërmeti me epiqendër në Greqi ndihet në Manastir dhe Ohër

Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot në mëngjes është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinëne…

29 minutes ago

AUV suspends production of “Pleskavicë Buquku” after high E. coli levels detected

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht prodhimin e produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania…

30 minutes ago

Begaj extends Flag Day greetings from Vlora: Long live Albania and the Albanian nation!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, nga qyteti i Vlorës, në 114-vjetorin e Pavarësisë…

30 minutes ago

Three-vehicle collision on Skopje ring road leaves five injured

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në unazën rrugore „Nënë Tereza“ në…

31 minutes ago