Categories: sport

Salah befason Liverpoolin, dëshiron të bëhet edhe më i paguar se Cristiano Ronaldo

Tifozët e Liverpoolin nuk e kanë pëlqyer aspak merkaton e klubit e tyre që nënshkroi vetëm me Ibrahima Konate.

The Reds shihen kandidat për titull së bashku me ekipe si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United, që kanë bërë blerje më shumë.

Të lidhura

None found

Por Liverpool ka punuar më shumë në rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë.

Emra si Jordan Henderson, Virgil van Dijk, Fabinho, Alisson, Andy Robertson dhe Trent Alexander-Arnold kanë vazhduar me klubin dhe do të jenë aty edhe për disa vite.

Në listë ka mbetur vetëm edhe një, Mohamed Salah. Egjiptiani aktualisht ka më pak se dy vite në kontratën e tij aktuale, me një pagë prej 233,000 euro në javë.

Sidoqoftë, sipas Mirror , Salah tani po kërkon 583 mijë euro në javë për të qëndruar në “Anfield Road”, dyfishin e asaj që ofron klubi.

Kjo jo vetëm që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e Liverpoolit, por gjithashtu do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e Premier League.

Mendohet se Cristiano Ronaldo me kontratën e nënshkruar me Manchester United do të fitojë 560,000 euro në javë, por kërkesa e Salah është më e lartë.

Nuk dihet nëse Liverpooli do të pranojë të paguajë kaq shumë për egjiptianin, gjë që do të çrregullonte strukturën e pagave në klub, por ata që nga fillimi kanë qenë të gatshëm për një rritje të ndjeshme ndaj tij. Paga vjetore që kërkon Salah është pak mbi 30 milionë euro.

Që kur mbërriti nga Roma për në vitin 2017 për afër 40 milionë euro, superylli ka shënuar 127 gola.

Jurgen Klopp i ka kërkuar klubit që t’i jap një kontratë të re lojtarit për të shmangur interesimin nga klube si Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Edhe Salah e ka pranuar se tani topi është në fushën e Liverpool dhe klubi duhet të vendos se ai do t’ia plotësojë kërkesat.

“E ardhmja? Kjo është një pyetje e vështirë, por tani për tani, mund të them se gjithçka është në duart e klubit”.

“Sigurisht që dua të thyej rekorde këtu dhe, e përsëris, të gjitha rekordet e klubit, por gjithçka është në duart e klubit”, deklaroi ai.

të fundit

Kosova dhe Italia synojnë bashkëpunim më të ngushtë për “Prishtina 2030

Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar…

2 minutes ago

Steinmeier uron Presidenten Shiroka Pula dhe rikonfirmon mbështetjen gjermane për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë,…

3 minutes ago

Pas vizitës në Kosovë, kandidati i Listës Studentore e quan atë pjesë të Serbisë

Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të…

3 minutes ago

Paul Bernardoni kryeson Superioren për pagën dhe vlerën e kartonit (SHIFRAT)

Nëse deri më sot keni patur dyshime se kush është më i paguari në Superiore, mjafton një deklaratë për të…

4 minutes ago

Zgjedhjet e 9 majit/ Florjan Binaj zyrtarizon garën për Tiranën si kandidat i pavarur: Kam ftuar opozitën për bashkëpunim

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…

8 minutes ago

Manchester United shqyrton tre kandidatë nëse Carrick largohet nga stoli

Barazimi ndaj Aston Villës ka shtuar dyshimet rreth të ardhmes së Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit. Rezultati nuk…

15 minutes ago