Armando Sadiku i ka dhuruar sot fitoren e parë në kampionat skuadrës së Kartagena në La Liga 2 me golin e tij në fundin e takimit ndaj Hueska. Sulmuesi shqiptar, u aktivizua në pjesën e dytë dhe në fund vendosi fatin e ndeshjes që u mbyll me shifrat 3-2.
Ekipi i tij po kryesonte 2-1 kur Sadiku hyri në fushën e lojës në minutën e 82-të të ndeshjes, por pak çaste më vonë shifrat u barazuan nga një autogol,. Megjithatë, në minutën e fundit të kohës shtesë, gjyqtari akordoi një penallti dhe Sadiku u shfaq te pika e bardhë.
None found
Goditja e tij ishte e saktë dhe ai shënoi kështu golin e fitores për skuadrën e Kartagena, e cila kësisoj mori fitoren e parë në La Liga 2 në këtë edicion falë këtij realizimi.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…