Arrigo Sacchi u mundua të shpjegojë arsyet e eliminimit të Juventusit nga Chamions dhe gjithashtu foli lidhur me të ardhmen e pankinës bardhezi në një intervistë për Gazzetta dello Sport. Ja deklaratat e tij:
“Futbolli është një sport skuadre dhe Ronaldo i vetëm nuk mund të fitojë”, tha ai fillimisht.
“Është si në matematikë. 1×1 bën gjithmonë 1. Por 1×10=10. Futbolli është sport skuadre. Ronaldo bën Ronaldon por nëse mbështetesh shumë tek një element i vetëm dhe ai gabon ndeshje, je në telashe”.
“Edhe Maradona, që ishte më i madhi, i vetëm nuk arriti të fitojë Kupën e Kampionëve. Si trajner nuk kam dashur kurrë lojtarë të afirmuar sepse kisha frikë se mos nuk jepnin kontribut në skuadër.
“Ju kujtohet Reali i Galaktikëve? Në sulm me Beckham, Raul, Ronaldo, Zidane e Figo. Në pankinë një Top i Artë si Oëen dhe Morientes. Fituan 1 herë.
“E kam të vështirë të gjykoj Pirlon sepse nuk e di nëse ka bërë kërkesa të caktuara për idenë që kishte në kokë apo ka pranuar gjithcka vetëm e vetëm që të drejtojë Juven. Tani rrezikon të dígjet”.
“Vitin e kaluar kaluan nga Allegri te Sarri, 2 teknikë shumë të zotë, por krejtësisht të ndryshëm, duke mbajtur të njejtën skuadër. Nuk është koherente”, shtoi ai.
“Unë këshilloj të zgjedhin një trajner që të ketë një ide loje dhe të ketë dëshirë të propozojë një futboll skuadre sulmues “- përfundoi Sacchi. /albeu.com/
Përparimi drejt procesit të zgjerimit do të jetë tema kryesore në takimin (17.12.2025) në Bruksel, mes drejtuesve të BE-së dhe…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe…
Përpos formës së dobët dhe mungesës së rezultateve në Superiore, te ekipi i Flamurtarit ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.…
Benita Zena ka folur edhe një herë për Elijona Binakajn, me të cilën nuk ka raporte të mira që nga…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, e njohur për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale,…
Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor…