Barcelona qëndron e katërta në mesin e të gjitha skuadrave të Ligës së Kampionëve për nga paratë e fituara në fazën e grupeve. UEFA i ka dhënë 71.5 milionë euro Blaugranasëve, raporton Diario AS.
Çdo ekip që merr pjesë në fazën e grupeve merr 15.6 milionë euro, plus 9.8 milionë euro për të gjitha skuadrat që arrijnë në fazën eliminatore. 2.8 milionë euro jepen për çdo fitore, kështu që katalanasit kanë grumbulluar 11.2 milionë euro për katër fitoret e tyre.
Ka edhe shumë para që u jepen klubeve në bazë të koeficientit të tyre historik, ku faktori kryesor është performanca e ekipit në kompeticion gjatë dhjetë viteve të fundit. Barçës i janë dhënë 34.9 milionë euro për suksesin e saj të mëparshëm në Ligën e Kampionëve.
Këtu janë pesë skuadrat më të mira sipas parave të fituara nga UEFA në bazë të performancës së tyre.
1. Real Madrid , 79.9 milionë euro
2. Bayern Munich , 76.6 milionë euro
3. Manchester City , 76.5 milionë euro
4. Barcelona , 71.5 milionë euro
5. Atletico Madrid , 71.1 milionë euro. /Telegrafi
Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë…
Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Foltoren e radhës në Tiranë, u shpreh vendimi që pritet…
Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine në afërsi të vendit të…
Punonjësi i policisë Besard Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Lezhë,…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Mësohet se katër automjete janë përfshirë në aksident. Sipas informacioneve…
Me nisjen e reshjeve të shiut në vend u rikthyen edhe përmbytjet, ku uji ka vërshuar në rrugët e Durrësit.…