Categories: sport

Rummenigge ikën pas 30 vjetësh, Bayern Munchen merr një tjetër legjendë

Kohë ndryshimesh të mëdha te Bayern Munchen. Edhe pse ishte vendosur që në fund të vitit 2021 do të largohej, Karl-Heinz Rummenigge është menduar dhe do të ikë 6 muaj më herët seç ishte rëndë dakord.

Nuk është një ndarje e lehtë, janë 30 vite në drejtim të Bayern Munchen, klubit më të lavdishëm gjerman dhe një nga klubet më të mëdha në botë që është ngritur dhe ka fituar dhjetëra trofe nën menaxhimin e tij si drejtues.

Të lidhura

None found

“Bosi po ikën”, kështu mund ta quajnë gjermanët largimin e Shefit Ekzekutiv të Rummenigges i cili ishte edhe shefi i bordit drejtues të klubit teksa 65-vjeçari mendon se është koha më e mirë që t’ia lëri klubin në duart e një tjetër legjende, Oliver Kahn.

“Unë thashë dy vjet më parë se po planifikonim një tranzicion të matur, dhe që tani më në fund po zbatohet. Kështu duhet të ndodhë,” shpjegon Rummenigge, kontrata e të cilit mbyllej praktikisht me 31 Dhjetor 2021. “Ishte një lamtumirë e lumtur dhe me krenari, pasi po dorëzoj një klub që është sportivisht, ekonomikisht dhe strukturisht plotësisht i paprekur. Kjo ishte e rëndësishme për mua”.

Rummenigge ka veshur fanellën e Bayernit për dhjetë vjet, ka qenë në drejtimin operativ të klubit që nga viti 1991, më pas Zëvendës President deri në 2002 dhe që atëherë ka qenë përgjegjës kryesor si CEO i Bayern Munchen. Si lojtar dhe drejtues, ai fitoi gjithsej 12 tituj ndërkombëtarë, 21 kampionate dhe 14 kupa. Nën drejtimin e tij, Bayern München rriti të ardhurat nga 176 milion euro në 679 milion euro.

“Së bashku me Uli Hoeneß, ai e bëri Bayernin një nga klubet dhe shembujt më të mirë në futbollin ndërkombëtar – si nga ana sportive dhe nga ana ekonomike”, deklaroi Presidenti dhe Kryetari i Bordit Mbikëqyrës Herbert Hainer dhe tha se një “lamtumirë të denjë” për Rummeniggen do të organizohet sa më shpejt kur situate nga pandemia ta lejojë.

të fundit

Transparency Board sets new fuel prices: here is how much diesel and petrol will cost

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri. Vendimi është…

4 minutes ago

Accused of stabbing his ex-girlfriend, 23 years his junior, Soncin apologizes: Pamela’s memory will remain in our hearts

52-vjeçari Gianluca Soncin, i akuzuar për vrasjen e Pamela Geninit në Milano, kërkoi falje gjatë seancës gjyqësore. Nëna e viktimës…

5 minutes ago

Explosion involving explosives at the gate of a home in Elbasan, initial details

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Elbasan. Sipas Policisë, një sasi lënde plasëse…

5 minutes ago

Serious incident in Krujë/ Police officer assaulted, struck with hard objects by the brothers of the girl he was chatting with on social media!

Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e së martës, 6 Tetor, për motive banale. Sipas raportimeve, ai ishte jashtë shërbimit…

6 minutes ago

Jorge Jesus: Nuk e kam lexuar ende deklaratën e Ronaldos, do ta shoh tani

Trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, Jorge Jesus ka thënë se ende nuk ka pasur mundësinë ta lexojë deklaratën e…

6 minutes ago

Luka Modric rrëfen dëshirën për t’u rikthyer te Real Madridi në një tjetër rol

Luka Modric ka folur për mundësinë e rikthimit te Real Madridi në të ardhmen, por kësaj here jo si futbollist,…

7 minutes ago