sport

Ruiz: E pamundur t’i thuash jo PSG-së, privilegj të luash me Messin, Mbappe dhe Neymar

Fabian Ruiz , ish-mesfushori i Napolit sot te PSG, është intervistuar nga “El Pais”. Spanjolli ka folur për transferimin e tij te klubi parizien, ndërsa është shprehur se PSG-së nuk mund t’i thuash jo.

“Sapo mbërriti oferta, që të gjithë besuam se ishte e mirë, nuk mund t’i thuash jo një klubi si PSG. Kisha një vit të mbetur në kontratën time. Dhe unë dhe Napoli ishim të interesuar të gjenim një akomodim për bashkëpunimin. Mendoj se ishte një zgjedhje shumë e mirë. Kjo ndodhi ndërsa isha i përqendruar në përgatitjen time për Napolin.

Të lidhura

None found

Agjentët e mi më thirrën për të më informuar se PSG ishte e interesuar, pastaj fola me Luis Campos i cili më shpjegoi projektin. Më pas fola edhe me trajnerin Galtier, i cili më shpjegoi mënyrën e tij të lojës, idetë. Ato biseda ishin shumë të bukura, më dhanë besimin, dëshirën për të qenë këtu me ta, për të punuar së bashku.

Në fillim, është impresionuese t’i shohësh lojtarët më të mirë së bashku, duke e ditur se do të ndërrohesh me ta, do të jetosh me ta çdo ditë. Është një privilegj. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ata janë djelmosha normal. Ata ma kanë dhënë lirinë totale, deklaroi futbollisti spanjoll për mediumin “El Pais”,  ka theksuar Ruiz. /h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago