Rui Patricio ka zbarkuar në Romë me një fluturim nga Lisbona dhe do të jetë blerja e parë e epokës “Mourinho&Tiago Pinto” në merkaton verore të verdhekuqve.
Portieri portugez, ish-futbollist i Wolverhamptonit, transferohet te Roma për afërsisht 11 milionë euro plus bonuset. Ai do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.
None found
Marrëveshja me Wolverhamptonin parashikon që klubi roman do të nisë shlyerjen e shumës duke nisur nga viti 2022, kur të ketë mbledhur paratë nga shitja e Pau Lopez te Marseille.
Rui Patricio nuk do të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të grupit, por do të qëndrojë disa ditë pushim pasi ka qenë i angazhuar me Portugalinë në Euro 2020.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…